Aktivitetet



E martë, 6 mars 2012

MBLEDHJA E NËNTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e nëntë, të mbajtur më 1 mars 2012, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shoqëri tregtare (lexim i parë), i parashtruar nga grupi i deputetëve të LSDM-së, PRSD-së dhe PL dhe PAE dhe LS.

Në cilësi të përfaqësuesit të propozuesit, arsyetim dha anëtari i Komisionit, z. Mile Andonov, në të cilin u theksua se ndryshimet e propozuara kanë të bëjnë me dy nene. 

Në nenin e parë propozohet ndryshimi i nenit 500, paragrafi (7) në Ligjin për shoqëri tregtare, si vijon:
"në raportin vjetor për punën e shoqërisë nga paragrafi (5) i këtij neni ceket identiteti i të gjitha personave fizikë dhe juridikë të cilat kanë pjesëmarrje në kryegjënë themelore. 
 Në raportin ceken edhe ndryshimet nëse janë bërë gjatë një viti. 

Ndryshimi i dytë është që ky ligj të hyjë në fuqi ditën e tetë nga dita e publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë. 

Ndryshimet e propozuara propozohen bashkërisht me numër të caktuar të një pakoje ligjesh dhe të njëjtat janë me natyrë të ngjashme dhe reciprokisht të lidhur.  Ndryshimet e propozuara shkaktojnë dhe sigurojnë transparencë të zmadhuar dhe zvogëlim të mundësisë së keqpërdorimit. 

Deputeti Mile Andonov theksoi se si rezultat i krizës së re debitore, e cila filloi kah fundi i vitit 2011, dhe e cila ka ndikuar edhe mbi ekonominë e Maqedonisë, propozohen ndryshime pikërisht te kjo mënyrë, gjegjësisht te mënyra e punës së shoqërive tregtare në Republikën e Maqedonisë të cilat kanë, përkatësisht blejnë dhe shesin aksione, e të cilat janë të regjistruara nëpërmjet Komisionit për Letra me Vlerë, që thjeshtë të zgjerohet përfshirja e aksionarëve, jo vetëm të atyre që posedojnë mbi 5% aksione në shoqëri të caktuara aksionare, por edhe të të gjithë atyre që posedojnë më pak se 5% aksione në një ndërmarrjeje ose shoqëri tregtare. 

Transparenca propozohet për shkak të zvogëlimit të mundësisë, meqë persona të caktuar fizikë posedojnë aksione në firma të caktuara të cilat kotojnë në tregun e letrave me vlerë nëpërmjet bursës dhe Komisionit për Letra me Vlerë. 

Për ato arsye në Republikën e Maqedonisë duhet që në mënyrë publike dhe transparente të publikohen të gjithë aksionarët, përkatësisht edhe ato të cilët posedojnë më së paku 5% aksione në firma të caktuara. 

Anëtari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Mile Andonov, potencoi Komisionin për Letra me Vlerë dhe theksoi se ky komision punon me humbje që disa vite. 

Të hyrat që i realizon Komisioni për Letra me Vlerë të cilët dalin nga qarkullimi i cili realizohet në bursë, përveç qarkullimit të zvogëluar si rezultat i zvogëlimit të interesit të personave fizikë dhe juridikë në Republikën e Maqedonisë të cilët marrin pjesë në qarkullimin e bursës, e njëjta pasqyrohet edhe te puna e këtij Komisioni.  

Me mospublikimin e aksionarëve të cilat kanë aksione më pak se 5%, qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të përfitojnë pasqyrë të qartë, dhe do të konstatojnë se sa është zvogëluar lëvizja dhe qarkullimi i blerjes dhe shitjes së aksioneve në firmat të cilat kotojnë në bursën maqedonase, theksoi z. Mile Andonov.  

U potencuan disa vende nga rajoni të cilat i miratuan ndryshimet e tilla, përkatësisht aksionarët të cilat kanë aksione më pak se 5% në kompani të caktuara publikohen në mënyrë transparente në listën e bursës vendore të aksioneve, përkatësisht të Komisionit për Letra me Vlerë. 

Në fund të arsyetimit të Propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për shoqëri tregtare, deputeti Mile Andonov kërkoi përkrahje që edhe në Republikën e Maqedonisë të bëhet ndryshim i tillë, përkatësisht të krijohen kushte për lëvizjen e kapitalit.

Në debatin për Propozim-ligjin morën pjesë, zëvendëskryetari i Komisionit për çështje ekonomike, znj. Vlladanka Aviroviq, anëtarët: z. Marjanço Nikollov, z.  Dragan Cuklev dhe z.  Stojko Paunovski dhe deputetët: znj. Radmilla Sheqerinska dhe z. Mile Paçemski.

Komisioni për Çështje Ekonomike me shumicë votash konkludoi se në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ky Propozim-ligj nuk është i pranueshëm dhe nuk duhet të jepet në lexim të mëtejmë. 

 

Click