Aktivitetet



E enjte , 12 janar 2012

MBLEDHJA E NËNTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e nëntë, të mbajtur më 10 janar 2012, si trup i interesuar punues, shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë në Instrumentin financiar për mbrojtje civile dhe Mekanizmin për mbrojtje civile të Bashkësisë. 
  • Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë në kontekst të procesit për anëtarësim në Bashkimin Evropian;

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të të autorizuarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Goran Stevçevski, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i cili e arsyetoi nevojën e miratimit të Propozim-ligjeve.

Komisioni me shtatë vota "për" për Propozim-ligjin për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje në Republikën e Maqedonisë në Instrumentin financiar për mbrojtje civile dhe Mekanizmin për mbrojtje civile të Bashkësisë dhe me pesë vota "për" për Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë në kontekst të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, konkludoi që Kuvendit të Republikës së Maqedonisë t'i propozojë që t'i shqyrtojë dhe miratojë Propozim-ligjet e propozuara.

Click