Aktivitetet



E mërkurë, 15 shkurt 2012

MBLEDHJA E NËNTË E KOMISIONIT PËR SHËNDETËSI

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e 9-të të mbajtur me 10 shkurt 2012, si trup punues amë në lexim të parë, shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për mbrojtje shëndetësore; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor (leximi i parë).

Në mbledhjen ishin të pranishëm përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ministri i Shëndetësisë, z. Nikolla Todorov, zëvendësministri i Shëndetësisë, z. Jovica Andonovski dhe i autorizuari, z. Stojanço Stojkovski, udhëheqës i Sektorit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, në arsyetimin theksoi se miratimi i Ligjit për mbrojtje shëndetësore është si rezultat ndryshimit të shumëhershëm të legjislacionit në këtë sferë dhe si rezultat i nevojave dhe indikatorëve për gjendjet në shëndetësi. 

Me këtë ligj rregullohet sistemi i organizimit të mbrojtjes shëndetësore, ushtrimi i veprimtarisë shëndetësore, punësimi, evalvimi i punëtorëve shëndetësorë, dhomave dhe shoqatave etj. 

U theksua se në përpilimin ligjit të propozuar u konsultuan dhe u kërkuan mendime, propozime dhe vërejtje nga dhomat, shoqatat dhe subjektet tjera relevante nga sfera e shëndetësisë. Një pjesë e mirë e vërejtjeve janë inkorporuar në tekstin e Ligjit, ndërsa një pjesë e vërejtjeve të cilat nuk janë pranuar me argumente do të vihen në debat.

Para fillimit të debatit për Propozim-ligjin për mbrojtje shëndetësore, me propozim të kryetarit të Komisionit për Shëndetësi, u ndanë Propozim-konkluzione nga Debati publik për Propozim-ligjin për mbrojtje shëndetësore. Komisioni me 4 vota "për" dhe 6 vota "kundër" nuk i miratoi Propozim-konkluzionet.  

Në debatin morën pjesë deputetët: z. Mende Dinevski, z. Andrej Petrov, z. Jordan Paçkov, z. Mile Paçemski, znj. Vesnja Pemova, z. Zijadin Sela, znj. Stanka Anastasova, z. Arben Llabenishta dhe z. Nexhati Jakupi.

Komisioni për Shëndetësi, në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me 5 vota "për" dhe 4 vota "kundër", konstatoi se Propozim-ligji për mbrojtje shëndetësore është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor (leximi i parë), u tërhoq. 

Click