Aktivitetet



E premte, 21 shtator 2012

MBLEDHJA E NËNTËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR ARSIM, SHKENCË DHE SPORT

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 19-të, të mbajtur më 18 shtator 2012, në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë.

Për propozim-ligjin, Komisioni e shqyrtoi amendamentin e nenit 1, të parashtruar nga deputetët: Radmilla Sheqerinska, Gordan Georgiev, Natasha Savova, Igor Ivanovski, Tanja Tomiq, Ana Pavllovska Daneca, Oliver Spasovski, Goran Minçev, Bllagoja Stojanovski, Samka Ibraimovski, Dragisha Miletiq, Marjanço Nikollov, Marinella Tusheva, Emilijan Stankoviq, Biljana Kazanxhiska, Mile Andonov, Gollubço Angellov, Stanka Anasatasova, Andrej Petrov, Pançe Orcev, Goran Sugarevski, Cvetanka Ivanova, Save Maraçkov, Svtllana Mazgallovska-Vuçetiq, Borçe Stavrov, Jani Makraduli, Vesna Bendevska, Mitre Veljanoski, Erdogan Saraç, Divna Jovkovska-Eftimoska, Mende Dinevski, Stojko Paunovski dhe Nikollçe Acevski, me numër arkivor 07-3632/2.

Amendamentin e arsyetoi deputeti z.Mende Dinevski.

Në diskutimin morën pjesë deputetët:  z.Mitre Veljanoski dhe znj.Stanka Anasatsova dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, z.  Safet Neziri.  

Komisioni me katër vota "për" dhe shtatë vota "kundër" nuk e miratoi amendamentin e propozuar.

 

Click