Aktivitetet



E mërkurë, 28 nëntor 2012

MBLEDHJA E NËNTËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e djeshme të nëntëmbëdhjetë, si trup punues amë në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare.  

Propozim-ligjin e arsyetoi përfaqësuesja e propozuesit, zëvendësministrja e Ekonomisë, znj.Katerina Velovska.  

Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për shoqëri tregtare propozohen pas rekomandimeve të marrë nga Banka Botërore, me qëllim që Republika e Maqedonisë të përfshihet në grupin e 15 shteteve të para në botë që praktikojnë indikatorë më të larta të mbrojtjes së investuesve, nëpërmjet të drejtës së çdo aksionari të merr akte konkrete në funksionimin e mbrojtjes së pronës së shoqërisë dhe të drejtave të tyre nga marrëveshjet e padrejta me palët e interesuar, përkatësisht marrëveshjet te të cilët ekziston pabarazi e dukshme në dhënien dhe pranimin e lëndëve. 

Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara kanë për qëllim realizimin e masës së marrë në kuadër të negociatave të larta ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian në pjesën e funksionimit të ekonomisë tregtare, ku kërkohet zgjidhje më e shpejtë e shoqërive tregtare joaktive për përmirësimin e mëtutjeshëm të konkurrencës në tregun e vendit dhe konkurrencën nacionale, ku është e paraparë që nga tregu të përjashtohen shoqëritë tregtare të cilët tre vite me radhë nuk janë aktivë.

Zëvendësministrja e Ekonomisë theksoi se në Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligji për shoqëri tregtare në nenin 1 parashihet që, përveç akteve dhe dokumenteve tjera, të përfshihet edhe dokumentacioni i plotë i cili është i lidhur me miratimin e marrëveshjes me palën e interesuar. 

Me nenin 2 parashihet që në procedurën për miratimin e marrëveshjes me palën e interesuar të shoqërisë të cilët kotojnë në bursën e autorizuar, nëse vlera e marrëveshjes e cila është lëndë e miratimit ose vlera kumulative e marrëveshjeve reciprokisht të lidhura gjatë 12 muajve të kaluara nga dita e miratimit të marrëveshjes e cila tejkalon 10% nga vlera e aktivit të shoqërisë të përcaktuar në bazë të raporteve të fundit financiare të reviduara vjetore, detyrimisht të kërkohet mendim nga revizori i autorizuar, i cili i përmbush kushtet në pajtim me Ligjin për revizion dhe letra me vlerë. Në këtë nen është siguruar e drejta e mbrojtjes gjyqësore. 

Në nenin 2 harmonizohet Ligji për shoqëri tregtare me Ligjin për kryerjen e punëve të kontabilitetit, ku parashihet që llogaritë vjetore dhe raportet financiare t'i nënshkruajë kontabiliteti i autorizuar. 

Në nenin 4 precizohet, përkatësisht definohet nocioni subjekt joaktiv dhe e drejta e Regjistrit qendror që t'i fshijë subjektet joaktivë. Madje bëhet dallim ndërmjet subjekteve të cilët nuk kanë kryer asnjë aktivitet me ç'rast nuk kanë lënë llogari vjetore dhe për të njëjtën e kanë njoftuar Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë dhe të subjekteve të cilët nuk kanë dorëzuar dhe nuk kanë njoftuar dhe të cilët për dallim nga gjendja aktuale, në procedurë të veçantë në pajtim me këtë Ligj do të përcaktohet nëse me të vërtetë kanë status të subjekteve joaktive. 

Në nenin 5 është përpunuar procedura e statusit të subjektit joaktiv nga ana e Drejtorisë për të hyra publike. 

Në nenin 6 ndryshohet neni 485 në të cilin rezervat e shoqërisë tregtare prej 15% zvogëlohen në 5% nga fitimi, derisa rezervat e shoqërisë nuk arrijnë shumë e cila është e barabartë në vend të një të pestës nga kryegjëja themelore, tani me një të dhjetat e kryegjësë themelore. 

Në nenin 7 hollësisht është përpunuar procedura e fshirjes elektronike të subjekteve joaktive nga ana e regjistrit kompetent. 

Në nenin 8 rregullohet procedura e fshirjes së tregtarëve-individë dhe shoqërive tregtare të cilët janë regjistruar si të bllokuara në Drejtorinë për të hyra publike.  Qëllimi është që këto subjekte të mos mund të kenë më kurrfarë ndikimi juridik dhe faktik mbi qarkullimin pagesor dhe punën afariste në Republikën e Maqedonisë, meqë puna e tyre është jashtë ligjit për shoqëri tregtare, rregullave për sistem njësportel dhe jashtë rregullave për qarkullim pagesor. 

Në debatin morën pjesë zëvendëskryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane, znj.Valladanka Aviroviq; anëtarët z.  Marjnço Nikollov dhe z.  Gazmend Aliji dhe zëvendësministrja e Ekonomisë, Katerina Velovska.

Pas përfundimit të debatit, në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Çështje Ekonomike "njëzëri" konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare në lexim të parë është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

Click