Aktivitetet



E enjte, 15 mars 2012

MBLEDHJA E NËNTËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e Nëntëmbëdhjetë të mbajtur më 12 mars 2012, i shqyrtoi:

  1. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për mbrojtje të natyrës - leximi I;  
  2. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi të Programit vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë për Rregullim të Sektorit Hekurudhor për vitin 2012; 
  3. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi të Planit financiar vjetor të Agjencisë për Rregullim të Sektorit Hekurudhor për vitin 2012; 
  4. Propozim-vendim për miratim të Planit financiar të Ndërmarrjes Publike Radio Televizioni Maqedonas për aktivitete të rregullta dhe investuese të programeve  të radios të dedikuara për vendet fqinje dhe Evropë në gjuhë të huaja për vitin 2012;  
  5. Propozim-vendim për miratim të Planit financiar të Ndërmarrjes Publike Radio Televizioni Maqedonas për aktivitete të rregullta dhe investuese të programeve  të radios të dedikuara për informim të mërgimtarëve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që jetojnë në vende fqinje, në Evropë dhe në kontinente tjera në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve që është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe të bashkësive tjera joshumicë për vitin 2012; 
  6. Propozim-vendim për miratim të Planit financiar të Ndërmarrjes Publike Radio Televizioni Maqedonas për aktivitete të rregullta dhe investuese të servisit të programit të radios përmes satelitit, të dedikuar për mërgimtarët dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë që jetojnë në Evropë dhe në kontinente tjera në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve që është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe të bashkësive tjera joshumicë për vitin 2012; 
  7. Propozim-vendim për miratim të Planit financiar të Ndërmarrjes Publike Radio Televizioni Maqedonas për aktivitete të rregullta dhe investuese të servisit të programit televiziv përmes satelitit, të dedikuar për mërgimtarët dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë që jetojnë në Evropë dhe në kontinente tjera në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve që është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe të bashkësive tjera joshumicë për vitin 2012; 
  8. Propozim-vendim për miratim të Planit financiar të Ndërmarrjes Publike Radio Televizioni Maqedonas për aktivitete të rregullta dhe investuese të servisit të dytë të programit televiziv përmes satelitit, të dedikuar për mërgimtarët dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë që jetojnë në Evropë dhe në kontinente tjera në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve që është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe të bashkësive tjera joshumicë për vitin 2012;   
  9. Propozim-vendim për miratim të Planit financiar të Ndërmarrjes Publike Radio Televizioni Maqedonas për aktivitete të rregullta dhe investuese për Kanalin e Kuvendit për vitin 2012. 

Në mbledhjen e Komisionit në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishin të pranishëm: z. Stevo Temelkovski, zëvendësministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe z. Nikolla Dimitrovski, drejtor i Agjencisë për Rregullim të Sektorit Hekurudhor.

Në arsyetimin e Propozim-ligjit për plotësimin e Ligjit për mbrojtje të natyrës, z. Temelkovski, e theksoi nevojën për miratim të ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligj.

Për Propozim-vendimin për dhënie pëlqimi të Programit Vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë për Rregullim të Sektorit Hekurudhor për vitin 2012 dhe Propozim-vendimin për dhënie pëlqimi të Planit Financiar Vjetor të Agjencisë për Rregullim të Sektorit Hekurudhor për vitin 2012, z. Dimitrovski e prezantoi programin për punë dhe planin financiar vjetor të Agjencisë për vitin 2012.

Në diskutim për Propozim-ligjet morën pjesë deputetët: z. Pançe Orcev, z. Pavle Sazdov, z. Jani Makraduli, z. Bllagoja Stojanovski dhe z. Izet Zeqiri.

Në fund të diskutimit, Komisioni me 6 vota "për" dhe 5 vota "kundër", vlerësoi se Propozim-ligji për mbrojtje të natyrës - leximi I, nga pikëpamja e nevojës për miratim të ligjit, parimet mbi të cilat duhet të bazohet ligji, marrëdhëniet themelore që rregullohen me ligj dhe mënyra në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë pranohet dhe duhet të jepet në lexim të mëtejshëm.

Njëherit, Komisioni e shqyrtoi Programin Vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë për Rregullim të Sektorit Hekurudhor për vitin 2012 dhe Planin Financiar Vjetor të Agjencisë për Rregullim të Sektorit Hekurudhor për vitin 2012 së bashku me mendimin e Qeverisë dhe me 6 vota "për" dhe 4 vota "kundër" propozon që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të miratojë vendime për dhënie pëlqimi të Programit Vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë për Rregullim të Sektorit Hekurudhor për vitin 2012 dhe Planit Financiar Vjetor të Agjencisë për Rregullim të Sektorit Hekurudhor për vitin 2012.

Lidhur me Propozim-vendimet tjera, materialet u tërhoqën nga propozuesit e autorizuar. 

Click