Aktivitetet



E martë, 24 prill 2012

MBLEDHJA E NJËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR ARSIM, SHKENCË DHE SPORT

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 11-të, të mbajtur më 18 prill 2012, në lexim të parë shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e të rriturve.

Propozim-ligjin e arsyetoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Safet Neziri. 

Qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara të Ligjit është rregullimi i procedurës për verifikimin e programeve të veçanta për arsim joformal dhe institucioneve që realizojnë arsim të të rriturve. 

Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për proces kompleks i cili përfshin numër të madh të shërbimeve të ofruara, zgjidhjet e propozuara ligjore do të mundësojnë zhvillim të rrjedhshëm të verifikimit dhe fitim të vazhdueshëm të kompetencave të grupit të të rriturve. 

Në bazë të analizave komparative për zgjidhjet ligjore për arsimin e të rriturve në vendet evropiane, propozohet edhe harmonizim terminologjik në Ligjin. 

Në diskutimin morën pjesë deputetët: z. Mitre Veljanoski dhe znj.Biljana Kazanxhiska.

Në bazë të nenit 142 të Rregullores së punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni me shtatë vota "për" dhe katër vota "të përmbajtur", konstatoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë.
 

 

Click