Aktivitetet



E mërkurë, 11 prill 2012

MBLEDHJA E NJËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 11-të, të mbajtur sot, si trup punues amë në lexim të parë shqyrtoi:

  • Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për inspeksion pyjor dhe të gjuetisë;  
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për cilësinë e prodhimeve bujqësore - leximi II. 

Në mbledhjen në cilësi të përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishin të pranishëm: z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave; z. Jane Novaçkov, udhëheqës sektori në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave; znj. Biljana Taleska dhe z. Zoran Zllatevski, udhëheqës seksionesh në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Përfaqësuesi i Qeverisë, zëvendësministri z. Zoran Konjanovski, theksoi nevojën për miratimin e ligjit. qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin. 

Në diskutimin për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për inspeksion pyjor dhe të gjuetisë, morën pjesë: deputeti z. Save Maraçkov dhe z. Zoran Zllatevski, udhëheqës seksioni në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për cilësinë e prodhimeve bujqësore - leximi II, u plotësua kushti për përpilimin e propozim-plotësimit.

Në fund, Komisioni njëzëri e miratoi Konkluzionin në vijim:

  • Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për inspeksion pyjor dhe të gjuetisë (leximi i parë) e shqyrtoi në aspekt të nevojës për miratimin e ligjit, parimeve mbi të cilat bazohet ligji, marrëdhënieve themelore që rregullohen me ligjin dhe mënyrës në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 i Rregullores së punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë.
Click