Aktivitetet



E enjte, 26 prill 2012

MBLEDHJA E NJËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e njëmbëdhjetë të mbajtur më 17 prill dhe në vazhdimin e saj më 25 prill 2012, si trup punues amë shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për promovimin dhe përkrahjen e turizmit në Republikën e Maqedonisë (leximi i dytë); 
  • Raportin vjetor për punën e Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2011; 
  • Raportin vjetor për punën e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës në vitin 2011.

-  Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për promovimin dhe përkrahjen e turizmit në Republikën e Maqedonisë, Komisioni shqyrtoi pesë amendamente, prej të cilave katër nuk miratoi, ndërsa një u tërhoq nga propozuesi.

Komisioni konkludoi këtë Propozim-ligj ta përcjellë në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

- Lidhur me Raportin vjetor për punën e Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2011, në cilësi të përfaqësuesit të propozuesit, në mbledhjen ishte i pranishëm kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, z.Dimitar Petrov, i cili arsyetoi Raportin vjetor për punën e Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2011, duke nxjerrë informata të hollësishme për përmbarimin e Ligjit për energjetikë, si dhe informata për punën financiare të Komisionit. 

U theksua se Raporti vjetor është mjaft i vëllimshëm dhe me përmbajtje të gjerë dhe në detaje shumë precize janë dhënë aktivitetet e Komisionit, të realizuara në pajtim me Ligjin për energjetikë, si dhe pasqyrë të aktiviteteve mbi çmimet, tarifat dhe të gjitha procedurat të cilat u miratuan gjatë vitit 2011, pasqyrë të të gjitha aktiviteteve në aspekt të punës financiare materiale, si dhe të gjitha aktivitetet në sferën vendore dhe ndërkombëtare. 

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë theksoi se për dallim nga Raporti vjetor i vitit të kaluar, koncepti i tij është ndryshuar në aspekt të udhëzimeve të reja nga ana e Ligjit për energjetikë, si dhe vërejtjeve nga ana e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Komisioni me pesë vota "për" dhe tre vota "të përmbajtur" konkludoi t'i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta miratojë Konkluzionin në vijim: 

  • Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe miratoi Raportin vjetor për punën e Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2011 dhe ia dërgoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë dhe miratojë në seancën e tij; 

Ky konkluzion së bashku me raportin e Komisionit për Çështje Ekonomike, të dërgohet te Komisioni Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë dhe te Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

- Lidhur me Raportin vjetor për punën e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës në vitin 2011, në cilësi të përfaqësuesit të propozuesit, në mbledhje ishte i pranishëm kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, z. Çedomir Kralevski, i cili e arsyetoi raportin e tillë.

U potencua se ekzistojnë tre shtylla në të cilat veprojnë funksioni dhe aktivitetet e Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës. 

Shtylla e parë është detektimi, përkatësisht zbulimi dhe klasifikimi, përkatësisht kualifikimi i kundërvajtjeve të cilat nënkuptojnë marrëveshje të ndaluara. Kjo do të thotë se firmat të cilat marrin pjesë dhe ekzistojnë në tregun e Republikës së Maqedonisë sipas parametrave të caktuara të konkurrencës, është e ndaluar të merren vesh, meqë në atë mënyrë firmat tjerë i lënë në pozitë më të ulët ose të pavolitshme lidhur me konkurrencën e lirë në treg, dhe si pasojë e kësaj, sjelljet e tilla sanksionohen nga ana e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Këtu bëjnë pjesë çmimet, ndarja e tregut dhe ngjashëm. 

Shtylla e dytë është zbulimi i firmave të cilat kanë pozitë dominuese në treg dhe të cilët e keqpërdorin pozitën e tillë, ndërsa shtylla e tretë është vlerësimi i koncentrimeve , përkatësisht lidhja e firmave dhe formimi i subjekteve të reja në treg.  Qëllimi është që të mos themelohet firmë e re e cila mund të ketë pozitë dominuese në treg dhe të mos keqpërdoret pozita e tillë. 

Komisioni për Çështje Ekonomike njëzëri t'i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të miratojë Konkluzionin në vijim: 

  1. Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe miratoi Raportin vjetor për punën e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës të Republikës së Maqedonisë në vitin 2011 dhe ia dërgoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë dhe miratojë në seancën e tij; 
  2. Ky konkluzion se bashku me raportin e Komisionit për Çështje Ekonomike, të dërgohet te Komisioni Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë dhe te Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
Click