Aktivitetet



E martë, 9 tetor 2012

MBLEDHJA E NJËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR KULTURË

Komisioni për Kulturë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e njëmbëdhjetë, të mbajtur më 3 tetor 2012, si trup punues amë shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për fondin filmik të Republikës së Maqedonisë - leximi II; 
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kulturë - leximi II.

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverise së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm zëvendësministri i Kulturës, z.Dragan Nedelkoviq.

Kryetari i Komisionit për Kulturë, z.Gordan Georgiev, e njoftoi Komisionin se në afatin e paraparë në pajtim me rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjet. 

Komisioni për Kulturë, ligjet e lartpërmendur i përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 


 

Click