Aktivitetet



E mërkurë, 31 tetor 2012

MBLEDHJA E NJËZETË E KOMISIONIT PËR ARSIM, SHKENCË DHE SPORT

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e njëzetë, të mbajtur më 24 tetor 2012, e shqyrtoi Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012 (Kapitulli 4.25 - Shkencë dhe hulumtim dhe Kapitulli 4.26 - Arsim dhe kulturë).

Në mbledhjen ishte i pranishëm zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, z.Safet Neziri, i cili theksoi pikëpamjet lidhur me vlerësimet në Raportin e Komisionit Evropian në kapitullin për shkencën dhe hulumtimin dhe për arsimin, me ç'rast vlerësoi se këto janë reale. 

Krahas konstatimeve për aktivitetet të cilat janë në rrjedhë ose në fazë të hershme të realizimit, Raporti përmban edhe vlerësime për progresin, siç janë ndryshimet e ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, rangimi i universiteteve, fillimi i ciklit të tretë të studimeve si pjesë e Procesit të Bolonjës në arsimin e lartë dhe strategjitë për sipërmarrësi dhe për trajnime për pjesëmarrës të talentuar.  

Janë shënuar programet për trajnimin e mësuesve të cilët do të jenë bazë për arsimin e integruar, të cilët do të realizohen në faza, me ndihmën ndërkombëtare. 

Ministria ka qasje serioze edhe në zvogëlimin e dhunës në aspekt etnik, për të cilën nevojitet të mobilizohet gjithë shoqëria.

Komisioni Evropian vlerëson se nuk ka stagnim në programet kornizë, por ato duhet të zhvillohen mëtutje.

Lidhur me nevojën për arsim që do të jetë kompatibil me nevojat e tregut të punës, informoi se Ministri i Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Ekonomisë dhe Institucionet tjera relevante, punon në harmonizimin e programeve studimore në pajtim me nevojat e fuqisë profesionale të punës. Në këtë problematikë punohet edhe përmes reklamave qeveritare për senzibilimin e të rinjve për regjistrimin në shkollat e mesme profesionale. 

Në diskutimin morën pjesë deputetët: z.Izet Zeqiri, z.Nikollçe Acevski, znj.Biljana Kazanxhiska, z.Erdogan Saraç dhe z.Trajko Veljanoski.

Komisioni me 10 vota "për" i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012. 

Click