Aktivitetet



E mërkurë, 3 tetor 2012

MBLEDHJA E NJËZETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 20-të të mbajtur më 2 dhe 3 tetor 2012, si trup punues amë me procedurë të shkurtuar e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural.

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverise së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z.Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kryetarja e Komisionit, znj.Lençe Nikollovska, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, janë parashtruar gjithsej pesë amendamente për Propozim-ligjin.

Në debatin morën pjesë deputetët: z.Pançe Orcev, z.Borçe Stavrov, z.Vanço Apostollov, z. Malisha Stankoviq. z.Save Maraçkov, znj.Lençe Nikollovska, z.Romeo Trenov, z.Goran Sugarevski, znj.Stanka Anastasova, znj.Divna Jovkovska-Evtimovska dhe zëvendësministri Konjanovski.

Komisioni me katër vota "për" dhe shtatë vota "kundër" nuk i miratoi amendamentet e propozuara.

Pas debatit, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave konkludoi që ky Propozim-ligj të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.  
 

 

Click