Aktivitetet



E mërkurë, 20 qershor 2012

MBLEDHJA E NJËZETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 20-të, në lexim të parë shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për gjykatat; 
  • Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve.

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte prezent znj. Biljana Brishkovska-Boshkovski, zëvendësministre e Drejtësisë, e cila e dha arsyetimin për nevojën e miratimit të ligjit, nga aspekti i harmonizimit të tij me të drejtën e Bashkimit Evropian.

Në debatin merrnin pjesë:  deputetja znj. Stanka Anastasova dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, znj. Biljana Brishkovska-Boshkovski.  

Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve, z.   Toni Keranxhiski, udhëheqës sektori në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, e arsyetoi nevojën për miratimin e ligjit, nga aspekti i harmonizimit të tij me të drejtën e Bashkimit Evropian. 

Në debatin për Propozim-ligjin merrte pjesë edhe deputeti z.  Pançe Orcev.

Komisioni me shtatë vota “pro” dhe një votë “i përmbajtur” për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për gjykatat dhe nëntë vota "pro" dhe një votë "i përmbajtur" për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve, i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm. 

 

Click