Aktivitetet



E martë, 23 korrik 2012

MBLEDHJA E NJËZETEDY E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 22, të mbajtur më 18 korrik 2012, në lexim të parë shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për avokaturë; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedis jetësor; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përcjelljen e komunikimeve.

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishin të pranishëm: znj. Biljana Brishkovska-Boshkovska, zëvendësministre e Drejtësisë, z. Abdulaqim Ademi, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe znj.Gordana Jankullovska, ministre e Punëve të Brendshme, të cilët arsyetuan nevojën për miratimin e ligjeve, në aspekt të harmonizimit të tyre me të drejtën e Bashkimit Evropian.

Në debatin morën pjesë: znj. Gordana Jankullovska, ministre e Punëve të Brendshme si dhe deputetët: znj. Marinella Tusheva, znj.Sillvana Boneva dhe znj.Vlladanka Aviroviq. 

Në fund të debatit, Komisioni me shtatë vota "për" konkludoi se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm, në aspekt të harmonizimit të tyre me të drejtën e BE-së.

 

 

Click