Aktivitetet



E mërkurë, 9 tetor 2012

MBLEDHJA E NJËZETEDYTË E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME

Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 22-të, shqyrtoi propozim ligjet, si vijojnë:

  1. Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kazakistanit për nxitje dhe mbrojtje të ndërsjellë të investimeve; 
  2. Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Çekisë për transport ndërkombëtar në komunikacionin rrugor; 
  3. Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Dukatës së Madhe të Luksemburgut për shmangie të tatimimit të dyfishtë dhe për mbrojtje nga evazioni fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin. 

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të të autorizuarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z.Goran Stevçevski nga Ministria e Punëve të Jashtme, i cili arsyetoi Propozim-ligjet.

Pas përfundimit të debatit, Komisioni njëzëri solli konkluzion që t'i propozojë Kuvendit t'i miratojë Propozim-ligjet e lartpërmendur. 

Click