Aktivitetet



E hënë, 5 mars 2012

MBLEDHJA E NJËZETEDY E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e njëzetedytë, të mbajtur me 29 shkurt 2012, si trup punues amë, në lexim të parë, shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për letra me vlerë;  
  • Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për bankat;       

të parashtruar nga deputetët: Radmilla Shekerinska, Gordan Georgiev, Natasha Savova, Igor Ivanovski, Tanja Tomiq, Ana Pavllovska - Daneva, Oliver Spasovski, Goran Mincev, Bllagoja Stojanovski, Samka Ibraimoski, Dragisha Miletiq, Marjanco Nikollov, Marinella Tusheva, Emilijan Stankoviq, Billjana Kazanxhiska, Mile Andonov, Gollupco Angellov, Stanka Anastasova, Andrej Petrov, Pance Orcev, Goran Sugareski, Cvetanka Ivanova, Save Marackov, Svetllana Mazgalloska - Vucetiq, Borce Stavrov, Jani Makraduli, Vesna Bendevska, Mitre Velljanoski, Erdogan Sarac, Divna Jofkovska - Eftimoska, Mende Dinevski dhe Stojko Paunovski, Tito Petkovski, Ivon Velickovski, Goran Misovski, Sonja Mirakovska, Nikollce Acevski, Rejhan Durmishi, Fijat Canoski, Lence Nikolovska, Mevmet Xhemajlloski dhe Safet Bishevac.

Meqë qëllimi i ndryshimeve të propozuara në Ligjin për bankat dhe në Ligjin për letra vlerë është identike, Komisioni solli vendim të zhvillohet diskutim i përbashkët për të dy Propozim-ligjet. Për këto shkaqe, arsyetimi hyrës dhe të gjitha mendimet, sugjerimet, vërejtjet dhe pyetjet e parashtruara të përfshirë në Raportin për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për bankat kanë të bëjnë edhe me Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për letra me vlerë.

Ligjet e propozuara i arsyetoi deputetja znj. Radmilla Sheqerinska. Ajo theksoi se zgjidhjet e propozuara kanë për qëllim zmadhimin e transparencës së interesave të individëve dhe zvogëlimin e mundësisë për keqpërdorimin e pozitës nga ana e personave nga sektorë të ndryshëm. 

Në Republikën e Maqedonisë rregullat aktuale parashohin që aksionarët të cilat kanë aksione mbi 5% nga totali i numrit të aksioneve në shoqëritë aksionare, të jenë të njohur për opinionin dhe në pajtim me procedurën e paraparë të merren informata për to.  Por, të gjitha aksionarët të cilat kanë aksione nën 5% nuk janë të njohur për opinionin. Kjo është mënyrë e mirë që disa njerëz të caktuar ta keqpërdorin pozitën e tyre. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë duhet doemos të reagojë në tendencat e tilla në mënyrë që të ndalohet keqpërdorimi më i madh. 

Përfaqësuesi i propozuesve të ligjeve potencoi se deputetët duhet të tregojnë vullnet politik për luftën kundër formave të reja të korrupsionit. Tenderët publike me ligjet ekzistuese mund t'u ndahen kompanive ku aksionarë janë funksionarët publikë, dhe kjo është konflikt i drejtpërdrejtë i interesave. 

Hapi i parë për luftë kundër korrupsionit është hapja e plotë e librave aksionare, zbulimi i mënyrave të mundshme të keqpërdorimit ose konfliktit të interesave.  Ky angazhim nuk do të shkaktojë zhdukjen e korrupsionit, por mund të shpjerë në zvogëlimin drastik të tij. 

Është fakt se në disa shtete opinioni nuk ka qasje te këto aksionarë të shumtë, për shkak se ato tregje për letra me vlerë janë të zhvilluara dhe korrupsioni në to është shumë i vogël.  Megjithatë, në Republikën e Maqedonisë nuk mund të shfrytëzohen metodat e njëjta si në vendet skandinave, për shkak se problemet tona janë më ndryshe se ato të vendeve skandinave.

Ne debatin morën pjesë deputetët: znj. Liljana Kuzmanovska, znj. Radmilla Shekerinska, z. Izet Zeqiri, z. Marjanço Nikollov, znj. Vlladanka Aviroviq dhe z.  Stojko Paunovski, z.

Komisioni me 4 vota "për" dhe 7 vota "kundër" konkludoi se të dy Propozim-ligjet nuk janë të pranueshme dhe nuk mund të jepen në lexim të mëtejmë.

Click