Aktivitetet



E mërkurë, 31 tetor 2012

MBLEDHJA E NJËZETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e njëzetegjashtë, të mbajtur më 24 tetor 2012, shqyrtoi: 

  • Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011 në pjesën 4.2.  Lëvizja e lirë e punëtorëve dhe 4.19.  Politika sociale dhe punësimi; 
  • Propozim-ligjin për dërgimin e punëtorëve të Republikës së Maqedonisë në shtete tjera për kryerjen e punëve ndërtimore nëpërmjet marrëveshjeve projektuese dhe kryerjen e punëve tjera sezonale, leximi i parë; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidencë në sferën e punës, në leximi të parë.

Në mbledhjen, përveç kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit, ishin të pranishëm: z.Ibrahim Ibrahimi, zëvendësministër i Punë dhe Politikës Sociale; z.Stojan Trajanov dhe z.Stojna Vllahov, përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe z.  Tikveshanski Aleksandar, përfaqësues nga Shoqata e grumbulluesve joformalë të lëndëve të para sekondare.

Ne diskutimin morën pjesë deputetët: znj.Cvetanka Ivanova, z.Samka Ibraimovski, z.Mile Paçemski, znj.Suzana Anova, znj.Vesna Bendevska dhe z.Marjanço Nikollov, si dhe zëvendësministri Ibrahimi.

Në fjalimin e tij lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2011 në pjesën 4.2.Lëvizja e lire e punëtorëve dhe 4.19.Politika sociale dhe punësimi, zëvendësministri Ibrahimi u përqendrua në të gjitha elementet të përfshirë në pjesën 4.2 dhe 4.19 dhe theksoi se shikuar në përgjithësi Raporti është pozitiv. 

Gjithashtu, ai theksoi se duhet të jemi të kënaqur nga vlerësimet e dhënë në këtë Raport dhe në periudhën e ardhshme duhet më shumë të punohet me qëllim që në dhjetor të marrim datë për negociata. 

Pas diskutimit të gjerë, anëtarët e Komisionit njëzëri i miratuan Konkluzionet në vijim:

  1. Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale e përshëndet publikimin e Raportit të Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë në vitin e kaluar dhe e përshëndet rekomandimin e përtëritur për fillimin e paprolongueshëm të negociatave për anëtarësim që duhet zhvilluar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe BE-së, ky rekomandim është i logjikshëm dhe i mirëseardhur. 
  2. Komisioni konsideron se vlerësimet dhe vërejtjet e shënuara në Raport janë pasqyrë e gjendjeve reale në Republikën e Maqedonisë për rezultatet e arritura në vitin 2012, në pjesët Lëvizja e lirë e punëtorëve dhe Politika sociale dhe punësimi, masat të cilat janë implementuar dhe aktet e miratuara ligjore; 
  3. Komisioni në kuadër të kompetencave të tyre i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të miratojë konkluzione me të cilat do ta shpreh nevojën për angazhimin e përforcuar të institucioneve kompetente për tejkalimin dhe zgjidhjen e dobësive të theksuara në pjesët 4.2.Kapitulli 2:Lëvizja e lire e punëtoreve dhe 4.19.  Kapitulli 19:Politika sociale dhe punësimi;

Nevojën për miratimin e Propozim-ligjit për dërgimin e punëtorëve të Republikës së Maqedonisë në shtete tjera për kryerjen e punëve ndërtimore përmes marrëveshjeve projektuese dhe kryerjes së punëve tjera sezonale dhe Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidencë nga sfera e punës, e arsyetoi përfaqësuesi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, z.Stojan Trajanov, në pajtim me arsyetimin e Propozim-ligjeve. 

Në bazë të debatit dhe nenit 142 të Rregullores së punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale votoi njëzëri për Propozim-ligjin për dërgimin e punëtorëve të Republikës së Maqedonisë në shtete tjera për kryerjen e punëve ndërtimore përmes marrëveshjeve projektuese dhe kryerjen e punëve tjera sezonale dhe me 4 vota "për" dhe 3 "kundër" për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidencë nga sfera e punës, konstatoi se këto ligje janë të pranueshme dhe mund të jepen në lexim të mëtutjeshëm.

Click