Aktivitetet



E mërkurë, 28 mars 2012    

MBLEDHJA E NJËZETEKATËR E KOMISIONIT PËR FINANCA DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e Njëzetekatër, të mbajtur më 26 mars 2012, si trup punues amë shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për shndërrimin e kërkesës së Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimeve publike në depozitë të përhershme në shoqërinë SHA Industria Kimike Organike "Naum Naumovski - Borçe" Shkup, Kombinati i Duhanit SHA Prilep dhe Shoqëria për prodhimin e produkteve me dedikim të veçantë" 11 Tetor Eurokompozite" SHA Prilep (me procedurë të shkurtuar); 
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për kontribute për sigurim të detyrueshëm social (me procedurë të shkurtuar).       

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjet e parashtruara dha zëvendësministri i Financave, z. Nedim Ramizi. 

- Lidhur me Propozim-ligjin, ai theksoi se shkaku themelor për propozimin e kësaj zgjidhjeje ligjore është shndërrimi i kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimeve publike në depozitë të përhershme në këto shoqëri, me qëllim të shitjes së pakos shtetërore të aksioneve. 

Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për shoqëritë me kapital dominues shtetëror, shteti me dekada e ka toleruar punën me humbje të këtyre shoqërive, me qëllim që ta mbajë prodhueshmërinë e këtyre kombinateve të mëdhenj, t'i mbajë të punësuarit të cilat janë në moshë të thyer, sepse me largimin e tyre nga puna mund të shkaktohet problem plotësues dhe nuk do të mund të tejkalohet problemi ekzistues. 

Këto shoqëri nuk janë të ngarkuar me borxh vetëm te themeluesi dhe pronari i tyre (Republika e Maqedonisë), por borxhet janë në përqindje të madhe edhe ndaj kreditorëve privatë ose bashkëpunëtorëve afaristë. 

Me privatizimin e kapitalit shtetëror në këto shoqëri do të tejkalohet problemi ekzistues. 

Qeveria e merr përsipër pjesën e borxheve të cilat shoqëritë i kanë ndaj Republikës së Maqedonisë, ndërsa investuesi privat ose strategjik, i cili mund të fitojë në tender publik për shitjen e aksioneve, e merr përsipër pjesën e borxheve të cilat shoqëritë i kanë ndaj kreditorëve privatë dhe bashkëpunëtorëve afaristë, por edhe konsolidimin dhe ristartimin e këtyre fabrikave.   

Për konversionin e realizuar në vitin 2008 obligimet e shoqërisë u zvogëluan shumë, ndërsa borxhet në bazë të tatimeve publike ndaj shtetit përfundimisht u tejkaluan me 31 dhjetor 2008 plotësisht, përfshirë edhe kontributet për sigurim të detyrueshëm social të të punësuarve.  

Në ndërkohë shoqëritë vazhduan me punë dhe u shpallën konkurse publike për shitjen e kapitalit shtetëror. Por, me vazhdimin e procesit afarist, shoqëritë u ngarkuan me borxhe të reja në bazë të tatimeve publike të cilat e ngarkojnë shitjen e tyre të ardhshme dhe të cilat e zvogëlojnë interesin te investuesve. 

Nga ato shkaqe përsëri propozohet shndërrimi i kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimeve publike në shoqëritë.

Komisioni me shtatë vota "për" dhe katër vota "kundër" konkludoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozimit të plotësuar dhe i propozohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë dhe miratojë këtë Propozim-ligj.

- Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për kontribute për sigurim të detyrueshëm social, zëvendësministri i Financave theksoi se ndryshimet të cilat dalin nga nevoja për harmonizimin e dispozitave të këtij ligji me Ligjin për sigurim shëndetësor, me çka përfshihen personat me status të pranuar të refugjatit dhe personat nën mbrojtje subsidiare në sistemin e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor. 

Momentalisht mbrojtja primare shëndetësore për refugjatët e pranuar dhe personat nën mbrojtje subsidiare sigurohet nëpërmjet mekanizmave të veçanta, të financuara nga Komisariati i lartë për refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR).  

Megjithatë, në pajtim me njoftimin nga UNHCR-ja, shpenzimet për mbrojtje shëndetësore do të mbulohen deri në fund të shkurtit 2012, me çka këtë obligim duhet ta ndërmerr Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. 

Këto persona mbrojtjen shëndetësore sekondare dhe terciare e realizojnë në të gjitha institucionet shëndetësore në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe deri tani shpenzimet për mjekimin e tyre ishin në barë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.  

Në RM-në ka 24 persona me status të pranuar të refugjatit dhe 1.041 persona me status të personave nën mbrojtje subsidiare, prej të cilave 45% janë fëmijë në moshë prej 10 deri 17 vjet. 

Me pranimin e personave të tillë në sigurimin shëndetësor, për to do të sigurohet mbrojtje shëndetësore spitalore primare dhe sekondare, njëlloj si edhe për qytetarët maqedonas, përkatësisht edhe ato do të obligohen që të paguajnë participim për shërbimin e ofruar shëndetësor. 

Komisioni e shqyrtoi amendamentin për ndryshimin e nenit 1, të parashtruar nga deputetja Vesna Bendevska, e cila ishte arsyetuese e amendamentit.  Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me amendamentin e parashtruar.

Komisioni me katër vota "për" dhe shatë vota "kundër" nuk e miratoi amendamentin.

Komisioni me shtatë vota "për" dhe katër vota "të përmbajtur" konkludoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozim-ligjit të plotësuar dhe i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që ta shqyrtojë dhe miratojë Ligjin për ndryshimin e Ligjit për kontribute për sigurim të detyrueshëm social.

Click