Aktivitetet



E premte, 18 maj 2012

MBLEDHJA E NJËZETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIK DHE MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 24-të të mbajtur më 17 maj të vitit 2012, në lexim të dytë e shqyrtoi:

  • Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peng kontraktues;

Kryetari i Komisionit, z. Ilija Kitanovski i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar.

Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peng kontraktues, Komisioni e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

 

Click