Aktivitetet



E martë, 15 maj 2012

MBLEDHJA E NJËZETENËNTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e njëzetenëntë, të mbajtur më 10 maj 2012, si trup punues amë në lexim të parë shqyrtoi:

1. Propozim-ligjin për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të obligimeve të paguara ndaj kreditorëve të huaj dhe ndërmarrjeve të huaja hekurudhore në depozitë të përhershëm në HM Transport SHA Shkup; 
2. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për rezerva të detyrueshme të naftës dhe derivate të naftës; 
3. Propozim-ligjin për pulla të avokatit; 
4. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore; 
5. Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për tatimet mbi pronën; 
6. Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për taksa administrative; 
7. Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për Bankën maqedonase për përkrahje të zhvillimit, të parashtruar nga Gordan Georgiev, Igor Ivanovski, Tanja Tomiq, Ana Pavllovska Daneva, Oliver Spasovski, Goran Minçev, Bllagoja Stojanovski, Samka Ibraimovski, Dragisha Miletiq, Marjanço Nikollov, Marinella Tusheva, Emilijan Stankoviq, Biljana Kazanxhiska, Mile Andonov, Gollupço Angellov, Stanka Anastasova, Andrej Petrov, Pançe Orcev, Goran Sugareski, Cvetanla Ivanova, Save Maraçkov, Svetllana Mazgalloska Vuçetiq, Borçe Stavrov, Jani Makraduli, Vesna Bendevska, Mitre Veljanoski, Erdogan Saraç, Divna Jofkovska Eftimoska, Mende Dinevski dhe Stojko Paunovski.

- Propozim-ligjin për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të obligimeve të paguara ndaj kreditorëve të huaj dhe ndërmarrjeve të huaja hekurudhorë në depozitë të përhershme në HM Transport SHA Shkup e arsyetoi zëvendësministri i Financave, z. Nedim Ramizi.

Ai theksoi se me zgjidhjen e propozuar ligjore do të mundësohet konsolidim financiar i HM Transport SHA - Shkup nëpërmjet konversionit të kërkesave të Republikës së Maqedonisë në depozitë të përhershme në shoqërinë HM "Transport" SHA - Shkup. 

Zgjidhja themelore që propozohet me Ligjin është shndërrimi i kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të obligimeve të paguara ndaj kreditorëve të huaja dhe ndërmarrjeve të huaj hekurudhore deri në 31.12.2012 në depozitë të përhershme në HM Transport SHA Shkup. 

Propozim-ligji për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të obligimeve të paguara ndaj kreditorëve të huaj dhe ndërmarrjeve të huaja hekurudhore në depozitë të përhershme në HM Transport SHA Shkup bazohet në parimet në vijim: zmadhimi i efikasitetit të punës së HM Transport SHA Shkup dhe përmirësimi i klimës afariste në Republikën e Maqedonisë.

Komisioni njëzëri konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtejmë.
- Zëvendësministri i Financave theksoi se  Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për rezerva të detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës ka për qëllim që në situata të krizës të mundësohet lëshimi i derivateve të naftës nga rezervat e detyrueshme në formë të huave afatshkurtër në rast nevoje për intervenim urgjent në gjendje krize, me ç'rast që gjatë vitit kalendarik të mos tejkalojë 50% nga sasitë e deponuara në rezervat e detyrueshme për çdo derivat të naftës në veçanti. 

Nga ana tjetër, në raste tjera, kur ekziston nevojë urgjente nga derivatet e naftës nga ana e organeve shtetërore, institucioneve publike dhe personave tjerë juridikë dhe institucioneve të themeluara nga shteti që ushtrojnë veprimtari me interes publik dhe komunave, për realizimin e aktiviteteve të tyre të përcaktuara me ligj, parashihet lëshimi i huave afatshkurtër ose lëshimi pa kompensim i disave llojeve të derivateve të naftës nga rezervat e detyrueshme të organeve dhe institucioneve të lartpërmendur, me ç'rast të njëjtët nuk do të tejkalojnë 25% nga sasitë e deponuara për çdo derivat të naftës.

Në të dy rastet e cekura propozohet që Qeveria e Republikës së Maqedonisë të vendos për shfrytëzuesit, shpenzimet për livrim, llojin, sasitë dhe dedikimin e derivateve të naftës të cilat do të merren hua ose do të lëshohen pa kompensim, si dhe për afatin e kthimit të sasive të huazuara. Gjithashtu propozohet që mënyra e shfrytëzimit të rezervave të detyrueshme të derivateve të naftës të aplikohet deri në ditën e aderimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Komisioni me shtatë vota "për" dhe katër vota "të përmbajtur" konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

- Qëllimi kryesor i Propozim-ligji për pulla të avokatit është futja dhe shfrytëzimi i pullave të avokatit nga ana e individëve avokatë, me të cilat do të mundësohet pagesa akontative e tatimit mbi të ardhurat personale dhe evidentimi i të hyrave të cilat i realizojnë me para në dorë, arsyetoi z. Nedim Ramizi.

 Komisioni njëzëri konkludoi se Propozim-ligji për pulla të avokatit është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

- Lidhur me Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore, z. Ramizi theksoi se qëllimi kryesor i këtij ligji është precizimi më i qartë i dispozitave të ligjit lidhur me mundësinë për t'u inspektuar hapësirat e tatimpaguesve pa njoftimin e tij paraprak me qëllim që të sigurohet informatë të kërkuar nga ana e administratës së huaj tatimore si rezultat i marrëveshjes së lidhur ndërmjet të dy vendeve në pajtim me rekomandimet e OECD-së për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Forumin global për transparencë dhe këmbim të informatave për qëllime tatimore. 

Gjithashtu, Propozimi i plotësuar i Ligjit ka për qëllim zmadhimin e numrit të fletëparaqitjeve tatimore të cilat paraqiten në formë elektronike, me çka do të zmadhohet efikasiteti dhe do të zvogëlohen shpenzimet për pranimin, përpunimin dhe ruajtjen e tyre.

Komisioni njëzëri konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

- Zëvendësministri i Financave theksoi se me Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për tatimet mbi pronën propozohet zgjidhje me të cilën parashihet që vlerësimin përkatësisht përcaktimin e vlerës tregtare të pronës së patundshme për qëllimet e tatimeve mbi pronën ta bëjnë personat të cilat janë punësuar në njësinë e vetadministrimit lokal dhe të cilat kanë dhënë provimin profesional për vlerësues. 

Komisioni me shtatë vota "për" dhe tre vota "kundër" konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

- Ndryshimet e propozuara të Propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për taksa administrative janë në drejtim të zvogëlimit të shpenzimeve administrative në procedurën për lëshimin e lejes për ndërtim, nëpërmjet zvogëlimit të lartësisë së taksës administrative e cila paguhet nga ana e personave të cilat parashtrojnë kërkesë për marrjen e lejes për ndërtim të një kategorie të objekteve me rëndësi lokale. 

Në këtë drejtim propozohet zvogëlimi i lartësisë së taksave administrative e cila paguhet për paraqitjen e kërkesës për lëshimin e lejes për ndërtim dhe për lëshimin e aktvendimit me të cilin lejohet projekti urbanistik-arkitektonik dhe projekti urbanistik për 50% zvogëlim të lartësisë së taksës administrative për kërkesë të parashtruar për lëshimin e lejes për vendosjen e objekteve të përkohshme dhe pajisjes urbane dhe harmonizimi e tarifës së taksave administrative me dispozitat e Ligjit për ndërtim me të cilin parashihet ekzistimi i kategorisë së parë dhe të dytë të ndërtimeve, arsyetoi z.  Ramizi.

Komisioni njëzëri konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për taksa administrative është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

- Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për Bankën maqedonase për përkrahje të zhvillimit e arsyetoi përfaqësuesi i propozuesve, deputeti Marjanço Nikollov.

Ai theksoi se me zgjidhjen e propozuar propozohet që Banka maqedonase për përkrahje të zhvillimit të mund t'u lëshojë garanci shfrytëzuesve dhe individëve shfrytëzues të mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë. 
Shfrytëzuesit buxhetorë të cilët dëshirojnë t'i prolongojnë obligimet e tyre ndaj kompanive me aneks të marrëveshjes para se ta bëjnë ndryshimin e dinamikës së obligimeve nga marrëveshjet e lidhura të mund të sigurojnë garanci bankare nga Banka maqedonase për përkrahje të zhvillimit.  

Sigurimi i garancisë do të ndikojë në përforcimin e disiplinës financiare të shtetit, zvogëlimin e lartësisë së detyrimeve të pashlyera të shfrytëzuesve buxhetorë ndaj sektorit real dhe përmirësimin e likuiditetit të ekonomisë maqedonase. 

Komisioni me 6 vota "për" dhe 1 votë "kundër" konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

Click