Aktivitetet



E mërkurë, 20 qershor 2012

MBLEDHJA E NJËZETENËNTË E KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIK DHE MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e 29-të. të mbajtur më 18 qershor 2012, si trup punues amë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për gjykatat - leximi I.

Nevojën për miratimin e Propozim-ligjit e arsyetoi zëvendësministrja e Drejtësisë, znj.Biljana Brishkoska-Boshkovski. 

Në bazë të debatit dhe nenit 142 të Rregullores së punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni me shtatë vota "për" dhe katër vota "të përmbajtur" konstatoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykatat është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Click