Aktivitetet



E martë, 22 maj 2012

MBLEDHJA E NJËZETENËNTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e 29-të, të mbajtur më 21 maj të vitit 2012, si trup punues amë, shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim - leximi I; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik - leximi I; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje - leximi I.

Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm, z.Tahir Hani, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Në arsyetimin e Propozim-ligjit, përfaqësuesi i Qeverisë theksoi nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet.

Në diskutimin për Propozim-ligjet morën pjesë deputetët: z.Jani Makraduli, z.Bllagoja Stojanovski, z.Gazmend Aliji, z.Borçe Stavrov dhe z.Stefçe Trpkovski.

Në fund, Komisioni me shumicë votash e miratoi konkluzionin në vijim: 

  • Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji shqyrtoi Propozim-ligjet në aspekt të nevojës për miratimin e ligjit, parimeve mbi të cilat bazohet ligji, marrëdhënieve themelore që rregullohen me ligjin dhe mënyrës në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 i Rregullores së punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe vlerësoi se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtejmë.
Click