Aktivitetet



E premte, 26 tetor 2012

MBLEDHJA E NJËZETENJË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE  

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 21, të mbajtur më 16 tetor 2012, si trup i interesuar punues e shqyrtoi Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012. 

Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverise së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm, z.Ljupço Dimovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, z.Dejan Runtevski, drejtor i Agjencisë për ushqim dhe veterinari dhe znj.Margarita Deleva, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Ministri Dimovski e arsyetoi Raportin në pjesën e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, madje duke theksuar se jepen vlerësime pozitive në pjesën e bujqësisë dhe se në 4 vitet e fundit shënon progres në shumicën e segmenteve.  

Ai theksoi se Komisioni e vlerëson progresin për instalimin e sistemit të integruar për identifikimin e parcelave tokësore dhe regjistrit të fermës, me çka përmirësohet kontrolli i pagesave të drejtpërdrejta. 

Gjithashtu, Komisioni Evropian e thekson zmadhimin e mjeteve financiare për vitin 2012 të cilat janë të dedikuara për përkrahje të drejtpërdrejta dhe në atë drejtim bëhet digjitalizimi i parcelave me tendencë në periudhën e ardhshme për intensifikimin dhe përfundimin e këtij projekti. Ministri sqaroi se me këtë sistem janë siguruar procedura më të thjeshta për aplikimin e bujqve dhe zmadhimin e kontrollit të procedurave lidhur me pagesat e drejtpërdrejta. 

Z.Dimovski deklaroi se Komisioni Evropian e evidenton fillimin e aktiviteteve për rregullimin e tregjeve bujqësore në pjesën e cilësisë dhe klasifikimit të prodhimeve. 

Gjithashtu, në sferën e politikës së cilësisë vërehet progres me futjen e plotë të legjislacionit për standardet e tregut dhe përforcimin institucional. 

Edhe në prodhimin organik është shënuar progres, në të cilin vazhdon harmonizimi me legjislacionin evropian dhe me zmadhimin e përkrahjes financiare në këtë sektor. 

Ministri sugjeroi në vërejtjet e Raportit në pjesën e të punësuarve në APFZHR, e cila është e pamjaftueshme në krahasim me vëllimin e detyrave të punës për realizimin e përkrahjes financiare prej 130 milion euro për këtë vit dhe IPARD fondeve dhe fuqia e dobët absorbuese e sektorit për shfrytëzimin e këtyre mjeteve. 

Në atë drejtim, në Raport jepet vlerësim pozitiv për përpjekjen e Qeverisë për përmirësimin e këtyre gjendjeve nëpërmjet miratimit dhe zbatimit të Planit aksionar për përmirësimin e kontrollit dhe menaxhimin e mjeteve nga programi IPARD. 

Ministri sugjeroi se progresi i shënuar në zhvillimin rural është nxitje plotësuese për punën e mëtutjeshme dhe realizimin intensiv të Planit aksionar të Qeverisë për zmadhimin e absorbimit të IPARD mjeteve. 

Në këtë pjesë, ministri sugjeroi se pret përmirësim plotësues nëpërmjet futjes së masave të reja IPARD, përkatësisht mundësia që të lehtësohen kriteret dhe pragjet për shfrytëzimin e mjeteve, përfshirë edhe mundësinë për shfrytëzimin e mekanizmit për bujqit maqedonas. 

Gjithashtu, është paraparë që mundësia e buxhetit për zbatimin e Programit nacional për përkrahje financiare për zhvillimin rural 2013-2017 deri në 35 milion euro në vitin 2017, që do të shpijë në zhvillim më të madh të sektorit rural nëpërmjet financimit të projekteve kapitale, investimit në modernizimin e sistemeve për ujitje, investimit në infrastrukturën rrugore, konsolidimit të tokave bujqësore, nxitjes së prodhuesve për plasmane të përbashkëta të prodhimeve të specializuara për standardet e tregut. 

Ai deklaroi se në të ardhmen do të zvogëlohen barrierat administrative për marrjen e linjave kreditore të bujqve nga Banka e Maqedonisë për përkrahje të zhvillimit dhe për shfrytëzim më të lehtë të mjeteve nga IPARD fondet.

Në kapitullin 4.12. Siguria e ushqimit, politika veterinare dhe fitosanitare, arsyetim dha z. Ejan Runtevski, drejtor i Agjencisë për ushqim dhe veterinari, i cili deklaroi se Agjencia është e kënaqur nga Raporti ku është shënuar progres gati se në të gjitha segmentet që i mbulon këto kapituj. 

Në këtë drejtim Runtevski sugjeroi se është shënuar progres lidhur me përforcimin institucional dhe administrativ të Agjencisë dhe instalimin e sistemeve kontrolluese dhe çrrënjosjen e sëmundjeve te kafshët. 

Ai deklaroi se ka progres në pjesën e parimeve komunale të sigurisë të ushqimit, në veçanti me miratimin e Planit kontrollues monitorues nacional shumëvjeçar, i cili përfshin edhe sigurinë në pjesën e politikës veterinare dhe fitosanitare.  

Më tutje, drejtori Runtevski theksoi se është instaluar sistem i kontrollit të brendshëm në Agjencinë për ushqim dhe veterinari dhe se është miratuar plan i përgjithshëm për menaxhimin me kriza nga sfera e sigurimit dhe ushqimit. 

Në pjesën e politikës veterinare, në Raportin është theksuar se realizimi i suksesshëm i vaksinës orale te dhelprat kundër tërbimit dhe vendosja e mbikëqyrjes dhe monitorimit mbi implementimin e masave për mbrojtje nga murtaja klasike te derrat, miratimi i rregulloreve për luftë kundër sëmundjes vezikulare te derrat dhe sëmundjeve te peshqit. 

Në atë drejtim, në Raportin pozitiv janë komentet për instalimin e sistemit për identifikimin dhe regjistrimin e derrave dhe progresin e kësaj sfere.  

Drejtori Runtevski theksoi se për herë të parë është përpiluar Plan nacional për luftë kundër salmonelozës dhe se pritet përgjigje pozitive nga Bashkimi Evropian. 

Z.Runtevski nënvizoi se është vërejtur progres lidhur me mirëqenien e kafshëve ku janë miratuar një numër i madh rregulloresh.  

Gjithashtu, drejtori Runtevski vërejti se për herë të parë janë miratuar rregullore në sferat e suplementeve në ushqim, ushqimin e pasuruar, ushqimin për prodhimet e veçanta nutritive, ushqimin e prodhuar me teknologji më të reja dhe miratimi i akteve nënligjore të cilat i rregullojnë ujërat minerale. 

Drejtori potencoi se për herë të parë miratohet dhe fillon së zbatuari Programi vjetor për sigurinë e ushqimit me prejardhje jokafshore, gjë që është vlerësuar pozitivisht nga ana e Komisionit Evropian. 

Është shënuar progres edhe në sferën e ushqimit për kafshë, përkatësisht gjithë legjislacioni është i harmonizuar.  

Drejtori Runtevski i theksoi vërejtjet në Raportin të cilat janë në pjesën e politikës fitosanitare, ndërsa kanë të bëjnë me kapacitetin e pamjaftueshëm administrativ dhe institucional, por theksoi se është shënuar progres lidhur me harmonizimin dhe implementimin e rregullativave për politikë fitosanitare.   

Në diskutimin për Raportin e Komisionit Evropian morën pjesë deputetët:  z.Pançe Orcev, z.Goran Sugareski dhe z.Romeo Trenov. 

Pas përfundimit të debatit, Komisioni njëzëri e miratoi Konkluzionin në vijim:

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave e shqyrtoi Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, me theks në pjesën e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave dhe i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë me propozimet, sugjerimet dhe mendimet e dhënë në mbledhjen e Komisionit.

 

Click