Aktivitetet



E mërkurë, 22 shkurt 2012

MBLEDHJA E NJËZETENJË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e njëzetenjë, si trup punues amë, në lexim të dytë shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë për të Hyra Publike; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe të ardhurave tjera nga veprat ndëshkimore dhe financimit të terrorizmit;
  • Propozim-ligjin për shfuqizimin e Ligjit për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me kredi te Qeveria e Mbretërisë së Spanjës sipas Marrëveshjes për kredi për realizimin e projektit HEC "Lera" si pjesë e hidrosistemit "Strezhevo", z.

Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë për të Hyra Publike, Komisioni shqyrtoi amendamentin e nenit 1 paragrafi (1) për ndryshimin e alinesë 11, të parashtruar nga deputetët: Marjanço Nikollov, Stojko Paunovski, Pançe Orcev dhe Mile Andonov.

Amendamentin e arsyetoi deputeti Marjanço Nikollov, ndërsa në debatin për amendamentet përveç tij mori pjesë edhe deputeti Mile Andonov. Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me amendamentin e parashtruar. Me tre vota "për" dhe shtatë vota "kundër", Komisioni nuk e miratoi këtë amendament.     

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe të ardhurave tjera nga veprat ndëshkimore dhe financimit të terrorizmit, Komisioni shqyrtoi 4 amendamente, të parashtruara nga deputetët: z. Marjanço Nikollov, z. Stojko Paunovski, z. Pançe Orcev dhe z. Mile Andonov:

  • amendamenti i nenit 6 paragrafi (1) dhe për shtimin e 4 paragrafëve të rinj (1), 
  • amendamenti i nenit 12 paragrafi (1) dhe paragrafi (2), 
  • amendamenti i nenit 13 dhe 
  • amendamenti i nenit 14 paragrafi (1)

Amendamentet i arsyetoi deputeti Mile Andonov.

Në shqyrtimin e amendamenteve morën pjesë deputetët: z. Marjanço Nikollov, z.  Talat Xhaferi dhe z. Mile Andonov, si dhe z. Vlladimir Atanasovski, drejtor i Drejtorisë për parandalimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit.

Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me amendamentet e parashtruar. Me tre vota "për" dhe shtatë vota "kundër", Komisioni nuk i miratoi këto amendamente.     

Në pajtim me afatin e caktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore dhe Propozim-ligjin për shfuqizimin e Ligjit për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me kredi te Qeveria e mbretërisë së Spanjës sipas Marrëveshjes për kredi për realizimin e projektit HEC "Lera" si pjesë e hidrosistemit "Strezhevo", nuk u parashtruan amendamente dhe Komisioni njëzëri konkludoi t'i përcjellë në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend. 

Njëkohësisht, Komisioni me nga 7 vota "pro" dhe 3 "kundër" konkludoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë plotësuar kushtet për përpilimin e Propozim-ligjit të plotësuar dhe i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë t'i shqyrtojë dhe ta miratojë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë për të Hyrat publike dhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe të ardhurave tjera nga veprat ndëshkimore dhe financimit të terrorizmit.

Click