Aktivitetet



E enjte, 6 shtator 2012

MBLEDHJA E NJËZETENJË E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME

Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbajtur më 3 shtator 2012, e shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Shtetit të Kuvajtit për shmangie të tatimimit të dyfishtë dhe për mbrojtje nga evazioni fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhura dhe kapitalin; 
  2. Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për barazim të borxhit të Republikës së Shqipërisë ndaj Republikës së Maqedonisë lidhur me barazimin e shumave të llogarive në kornizat e shkëmbimit të mallit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë; 
  3. Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Moldavisë për bashkëpunim në sferën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore; 
  4. Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e kulturës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Lituanisë; 
  5. Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë për çështje doganore; 
  6. Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Malit të Zi për kushtet për udhëtim të shtetasve të të dyja vendeve;
  7. Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Malit të Zi për readmision (kthim dhe pranim) të personave që janë pa lejeqëndrimi.

Në mbledhje, në cilësinë e të autorizuarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm z. Goran Stevçevski nga Ministria e Punëve të Jashtme, i cili i arsyetoi Propozim-ligjet. 

 Në bazë të diskutimit, Komisioni unanimisht konkludoi që t'i propozojë Kuvendit t'i miratojë Propozim-ligjet e lartpërmendura.


 

Click