Aktivitetet



E enjte, 22 mars 2012

MBLEDHJA E NJËZETENJË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e djeshme e njëzetenjë, si trup punues amë, shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ujëra, me procedurë të shkurtuar.

Komisioni për Propozim-ligjin shqyrtoi gjithsej tre amendamente, të parashtruara nga deputetët: z. Jani Makraduli, z. Borçe Stavrov, z. Bllagoja Stojanovski, z. Save Maraçkov, znj.Tanja Tomiq dhe z. Pançe Orcev.

Në debatin lidhur me amendamentet morën pjesë deputetët: z. Borçe Stavrov, znj. Vesna Bendevska, znj. Ane Llashkovska, znj. Liljana Zaturoska dhe z. Borçe Arsov, si dhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Stevo Temellkovski. 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji njëzëri e miratoi Amendamentin e nenit 3 për ndryshimin e paragrafit 3, ndërsa me 5 vota "pro" dhe 6 vota "kundër" nuk e miratoi Amendamentin e nenit 4 paragrafi (3) në paragrafin e ri (7). 

Komisioni, Amendamentin për shlyerjen e nenit 8, e miratoi njëzëri.

Pas debatit, Komisioni konkludoi që Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ujëra, me procedurë të shkurtuar, të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Click