Aktivitetet



E hënë 24 prill 2012

MBLEDHJA E NJËZETEPESTË E KOMISIONIT PËR FINANCIN DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e Njëzetepestë, të mbajtur me 18 prill 2012, si trup punues amë shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për vlerënotë premtimi (leximi i dytë); 
  • Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për qarkullim pagesor (leximi i dytë). 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trashëgiminë juridike të Republikës së Maqedonisë të anëtarësisë në Fondin monetar ndërkombëtar (leximi i parë); 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat zbavitëse (leximi i parë); 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizat (leximi i parë), të parashtruar nga deputeti Izet Zeqiri.

- Për Propozim-ligjin për vlerënotë premtimi, Komisioni shqyrtoi tre amendamente të parashtruara nga deputetët Marjanço Nikollov, Stojko Paunovski, Mile Andonov, Pançe Orcev dhe Borçe Stavrov dhe një Amendament të parashtruar nga deputeti Izet Zeqiri dhe Flamure Demiri Kreci.

Përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me amendamentet e parashtruara, kështu që me nga tre vota "për" dhe shtatë vota "kundër" Komisioni nuk i miratoi amendamentet.
 
Komisioni me shtatë vota "për" dhe tre vota "kundër" konkludoi se në pajtim me Rregulloren e punës së Kuvendit nuk janë plotësuar kushtet për përpilimin e Propozimit të plotësuar dhe i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë dhe miratoje Propozim-ligjin për vlerënotë premtimi.

- Lidhur me Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për qarkullim pagesor, Komisioni me shtate vota "për" dhe tre vota "kundër" konkludoi se në pajtim me Rregulloren e punës së Kuvendit nuk janë plotësuar kushtet për përpilimin e Propozimit të plotësuar dhe i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë dhe miratojë Propozim-ligjin për qarkullim pagesor.

- Arsyetim hyrës për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trashëgiminë juridike të Republikës së Maqedonisë të anëtarësisë në Fondin monetar ndërkombëtar, dha zëvendësministri i Financave, z. Nedim Ramizi. 

Ai theksoi se qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara është të pranohen zgjidhjet pozitive të propozuara nga ana e Fondit monetar ndërkombëtar (FMN), përkatësisht të mundësohet rregullimi juridik i ndryshimit të Statutit të FMN-së në sistemin juridik të Republikës së Maqedonisë.   

Me iniciativën e FMN-së nga 10 janar 2010, propozohen ndryshime të Statutit të FMN-së lidhur me ndryshimin e dispozitave të cilat kanë të bëjnë me Bordin ekzekutiv të FMN-së. 

Me këto reforma ndryshohet procedura për zgjedhje, punë dhe votim të drejtorëve ekzekutivë të Fondit. Ndryshimet kanë për qëllim përmirësimin e punës së Bordit Ekzekutiv, si dhe përfaqësimin e vendeve-anëtare në Bordin Ekzekutiv. 

Bordi Ekzekutiv do të përbëhet nga drejtorë të zgjedhur ekzekutivë, kështu që kategoria e drejtorëve të emëruar ekzekutivë anulohet (momentalisht të pestët palë me kuotë më të madhe emërojnë drejtor ekzekutiv dhe atë: SHBA-ja, Gjermania, Japonia, Franca dhe Mbretëritë e Bashkuara).  

Ndryshimi i Statutit të FMN-së do të hyjë në fuqi për të gjitha vendet-anëtare dhe atë tre muaj pasi Fondi do të vërtetojë, me shkresë formale dërguar te të gjithë vendet-anëtare se tre e pesta e vendeve të cilat kanë 85% nga trupi i përgjithshëm votues e kanë pranuar ndryshimin. 

Komisioni njëzëri konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

- Zëvendësministri i Financave në arsyetimin hyrës të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojëra të fatit dhe për lojëra zbavitëse, theksoi se qëllimi kryesor është harmonizimi i dispozitave të ligjit të cilat kanë të bëjnë me lojërat elektronike të fatit me dispozitat tjera të ligjit dhe ndryshimi i dispozitave të ligjit të cilat kanë të bëjnë me organizimin e lojërave elektronike të fatit, me qëllim të krijimit të mundësisë për organizimin e lojërave elektronike të fatit nga ana e shoqërisë tregtare për organizimin e lojërave të fatit në të cilën Republika e Maqedonisë është aksionare me më së paku 51% të kryegjësë themelore. 

Gjithashtu, me këtë ligj bëhet plotësimi i dispozitave të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat zbavitëse të cilat kanë të bëjnë me dispozitat ndëshkuese.

Komisioni me 7 vota "për" dhe dy vota "të përmbajtur" konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat zbavitëse është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtejmë.

- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizat, e arsyetoi propozuesi z. Izet Zeqiri. 

Ai theksoi se shkaku kryesor për propozimin e kësaj zgjidhjeje ligjore është zbutja e efektit nga çmimet e zmadhuara të derivateve të naftës (si rezultat i çmimit të zmadhuar për një barel të naftës së papërpunuar në tregjet botërore) mbi konsumatorët. 

Me ndryshimet dhe plotësimet propozohet zvogëlimi i akcizave të derivateve të caktuara të naftës dhe atë për benzinë pa plumb zvogëlim prej 6 denarë për një litër, ndërsa për karburantin dizel zvogëlim prej 3 denarë për një litër. 

Zvogëlimi i akcizës së benzinës pa plumb dhe të karburantit dizel nuk do të shkaktojë implikime fiskale mbi Buxhetit e Republikës së Maqedonisë, nga shkaku që zvogëlimi i akcizave të benzinës pa plumb dhe të karburantit dizel pritet ta zbutë zvogëlimin e konsumimit, me çka do të kompensohet efekti negativ.   

Komisioni me 4 vota "pro" dhe 6 vota "kundër" konkludoi se ky Propozim-ligj nuk është i pranueshëm dhe nuk mund të jepet në lexim të mëtejmë.

Click