Aktivitetet



E martë, 22 maj 2012

MBLEDHJA E NJËZETEPESTË E KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIK DHE MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë si trup punues amë, në mbledhjen e djeshme të 25-të shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për çmime shtetërore - leximi II; 
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kadastër të patundshmërive - leximi II; 
  3. Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vlerësim, me procedurë të shkurtuar.

Kryetari i Komisionit, z. Ilija Kitanoski, i njoftoi deputetët se deri në afatin e paraparë për parashtrimin e amendamenteve të përcaktuar me Rregulloren e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, u parashtruan amendamente nga propozues të autorizuar.

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për çmime shtetërore, u parashtruan gjithsej dhjetë amendamente, ndërsa për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kadastër të patundshmërive u parashtruan gjithsej shtatë amendamente. Komisioni nuk miratoi asnjë prej amendamenteve të propozuara.

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vlerësim, me procedurë të shkurtuar, deri në afatin e paraparë për parashtrimin e amendamenteve, përkatësisht deri para fillimit të Komisionit, nuk u parashtruan amendamente nga propozues të autorizuar.

Në diskutimin lidhur me pikat e rendit të ditës morën pjesë deputetët: z.Ilija Kitanovski, znj.Vesna Bendevska, z.Aleksandar Nikollovski, znj.Ana Pavllovska - Daneva, z.Trajçe Dimkov, z.Gordan Georgiev, znj.Cvetanka Ivanova, z.Dragisha Miletiq, z.Erdogan Saraç dhe zëvendësministrja e drejtësisë, znj.Biljana Brishkovska - Boshkovski.

Në fund të debatit, Komisioni i përcolli Propozim-ligjet në procedurë të mëtejmë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Click