Aktivitetet



E mërkurë, 2 maj 2012

MBLEDHJA E NJËZETEPESTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 25-të, të mbajtur më 30 prill 2012, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikime elektronike, me procedurë të shkurtuar.

Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm, z. Ivo Ivanovski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Në arsyetimin e Propozim-ligjit, përfaqësuesi i Qeverisë theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin.

Në diskutimin për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët: z. Jani Makraduli dhe znj.Biljana Kazanxhiska.

Në bazë të nenit 149 paragrafi (2) i Rregullores së Punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji parashtroi dhe miratoi 2 amendamente.

Pas debatit, Komisioni konkludoi që ky Propozim-ligj të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Click