Aktivitetet



E hënë, 14 maj 2012

MBLEDHJA E NJËZETESHTATË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e Njëzeteshtatë të mbajtur më 2, 3, 4, 7, 8, 10, 11 dhe 12 maj 2012, si trup punues amë e shqyrtoi Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012.

Në mbledhjen e Komisionit ishte i pranishëm ministri i Financave, mr. Zoran Stavreski, i cili dha arsyetim hyrës për Rebalancin.

Ai theksoi se Rebalanci i Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012 paraqet reagim përkatës dhe me kohë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të lëvizjeve në ekonominë evropiane dhe maqedonase.

Duke pasur parasysh se Buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2012 u miratua në kushte të pasigurisë dhe rreziqeve nga kriza debitore në Evropë, me Rebalancin e propozuar bëhet përputhja me realizimin e deritanishëm dhe stabilizimin e pritur të aktivitetit ekonomik në gjysmën e dytë të vitit.

Zvogëlimi i përgjithshëm i aktivitetit ekonomik shkaktoi në periudhën janar - mars 2012 të realizohet deficiti i Buxhetit të Republikës së Maqedonisë prej 4.529.000.000 denarë apo 0,9% të BPV-së. Kjo është pasojë e realizimeve të të hyrave buxhetore në shumë prej 31.800.000.000 denarë dhe shpenzimeve buxhetore në shumë prej 30.800.329.000 denarë.

Në këtë periudhë të vitit vërehen tërheqjet e të hyrave lidhur me planin, edhe pse këto janë më të larta se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar për 1,2%, sërish dukshëm janë nën shumën e projektuar për këtë vit. Kjo e imponoi nevojën për përshtatje të Buxhetit dhe konsolidimin e shpenzimeve me qëllim që këto të përputhen me nevojat reale në anën e të hyrave dhe ekonomisë në tërësi.

Në bazë të realizimeve të industrisë dhe veprimtarive tjera në fillim të vitit, realisht është të pritet shkallë negative e BPV-së për tremujorin e parë të vitit 2012. Në pjesën tjetër të vitit pritet gradualisht mëkëmbje e aktivitetit ekonomik përmes rritjes së investimeve dhe kërkesës eksterne, e posaçërisht në gjysmën e dytë të vitit 2012.

E analizuar me sektorë, rritje më të madhe parashihet te ndërtimtaria, bujqësia dhe veprimtaritë shërbyese, në kornizat e të cilave pritet tregtia të shënojë rritje solide.

Me Rebalancin së pari ruhet disiplina fiskale përmes mbajtjes së deficitit buxhetor në nivel të matshëm prej 2,5% të BPV-së. Ky është niveli i deficitit që njëkohësisht mundëson mbështetje përkatëse të ekonomisë në kushte të gjendjes së dobët në ekonominë evropiane gjatë mbajtjes së njëkohësishme të borxhit të vendit në nivel të ulët deri në nivel të matshëm.

Nga aspekti strukturor, me Rebalancin e Buxhetit sigurohet mbajtja e investimeve kapitale në nivel të lartë, si dhe të të gjitha të drejtave që hyjnë në kornizat e komponentit social të Buxhetit.

Në tërësi, ndryshimet e propozuara me Rebalancin e Buxhetit për vitin 2012 do të kontribuojnë për mbajtje të mëtejshme të stabilitetit makroekonomik dhe social në Republikën e Maqedonisë, si dhe për përmirësim të gjendjeve në ekonomi dhe realizim të rritjes së paraparë ekonomikë për vitin 2012.

Me Propozimin për ndryshmin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012 gjithsej u parashtruan 473 amendamente, nga të cilat 32 u tërhoqën, kurse të tjerat nuk u pranuan.

Në fund të diskutimit, Komisioni me 8 vota "për" dhe 3 vota "kundër" konkludoi në pajtim me nenin 180 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë se nevojitet Qeveria të hartojë Propozim-plotësues për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012 i cili do të paraqes tekst të ri integral. 

Click