Aktivitetet



E mërkurë, 9 maj 2012

MBLEDHJA E NJËZETESHTATË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e njëzeteshtatë, të mbajtur më 7 maj 2012, si trup punues amë, shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shërbime postare - leximi I, i parashtruar nga deputeti Izet Zeqiri; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për komunikime elektronike - leximi I, i parashtruar nga deputeti Izet Zeqiri.

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të propozuesit, ligjet i arsyetoi deputeti Izet Zeqiri, duke potencuar nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet.

Në diskutimin për Propozim-ligjet morën pjesë deputetët: z. Bllagoja Stojanovski, znj.Ane Llashkoska, z. Jani Makraduli, z. Bllagoja Stojanovski, z. Pavle Sazdov dhe znj.Biljana Kazanxhiska.

Në fund të debatit, Komisioni vlerësoi se Propozim-ligjet nuk janë të pranueshme dhe se nuk duhet të jepen në lexim të mëtejmë.  

Click