Aktivitetet



E mërkurë, 31 tetor 2012

MBLEDHJA E NJËZETESHTATË TË KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e njëzeteshtatë, të mbajtur më 24 tetor 2012, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm, leximi i parë

Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverise së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm, z.Tahir Hani, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve, i cili e arsyetoi nevojën për miratimin e ligjit, në aspekt të harmonizimit të tij me të drejtën e Bashkimit Evropian.

Komisioni me tetë vota "për" i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

 

 

Click