Aktivitetet



E enjte, 6 dhjetor 2012

MBLEDHJA E NJËZETETETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 28-të të mbajtur më 3 dhjetor 2012 në lexim të parë shqyrtoi:

1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme; 
2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal; 
3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare.

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishin të pranishëm: z.Xhelal Bajrami, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, znj.Biljana Brishkoska-Boshkovski, zëvendësministre e Drejtësisë dhe znj.Katerina Velkovska, zëvendësministre e Ekonomisë, të cilët dhanë arsyetime për nevojën e miratimit të ligjeve, në aspekt të harmonizimit të tyre me të drejtën e Bashkimit Evropian.

Në debatin për Propozim-ligjet morën pjesë deputetët: znj.Marinella Tusheva, z.Pavle Trajanov dhe z.Gordan Georgiev.

Në fund të debatit, Komisioni i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm. 
 

 

Click