Aktivitetet



E martë, 8 maj 2012

MBLEDHJA E NJËZETETETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET 

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e njëzetetetë, të mbajtur më 27 prill 2012, si trup punues amë në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për supervizion të sigurimit, të parashtruar nga deputeti Izet Zeqiri.

Në arsyetimin hyrës, z. Izet Zeqiri theksoi se me Ligjin për supervizion të sigurimit u themelua Agjencia për supervizion të sigurimit. Agjencia është organ i pavarur rregullator, me autorizime publike të përcaktuara me këtë ligj. 

Agjencia në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve të saj kujdeset për funksionim të ligjshëm dhe efikas të tregut të sigurimit, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të pronarëve dhe shfrytëzuesve të sigurimit. 

Puna e Agjencisë financohet nga kompensimet që i paguan ajo nga shoqëritë e sigurimit, shoqëritë brokere të sigurimit, shoqëritë e përfaqësimit në sigurimin dhe personat tjerë në bazë të të cilave Agjencia kryen supervizion. 

Ai konsideron se kompensimi vjetor për kryerjen e supervizionit mbi shoqëritë për sigurim, shoqëritë brokere të sigurimit dhe shoqëritë e përfaqësimit në sigurimin në shumë më së shumti prej 0.8% nga premia totale bruto vjetore të shoqërive të sigurimit, përkatësisht totali i të hyrave vjetore nga provizionet e shoqërive brokere të sigurimit dhe shoqëritë e përfaqësimit në sigurimin është i lartë dhe prandaj propozon që ai të jetë 0.6% që të mos krijohet tepricë e të hyrave për Agjencinë për supervizion të sigurimit.

Më tutje, z. Zeqiri theksoi se në kushte të krizës kur të gjitha pozicionet në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë shkurtohen, kjo Agjenci parasheh zmadhim të shpenzimeve tjera, siç janë shpenzimet për rroga, shpenzime të rrugës dhe ditore dhe shpenzime tjera që nuk janë në pajtim me politikat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. 

Nëse analizohet plani financiar i kësaj Agjencia, do të vijmë në përfundim se të hyrat që i pranon Agjencia nga kamatat e fituara nga mjetet që i plason në tregun e vendit janë rreth 2.000.119.00 denarë gjë që nuk është e pranueshme sepse sipas autorizimeve ligjore kjo Agjenci është institucion joprofitabil.      

Në debatin morën pjesë deputetët: znj. Vlladanka Aviroviq, z.  Mile Andonov, znj. Liljana Kuzmanovska, z. Dragan Cuklev dhe z. Stojko Paunovski.   

Komisioni me katër vota "për" dhe gjashtë vota "kundër" konstatoi se Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për supervizion të sigurimit nuk është i pranueshëm dhe nuk mund të jepet në lexim të mëtejmë.

 

Click