Aktivitetet



E martë, 26 qershor 2012

MBLEDHJA E NJËZETETRE E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e 23, të mbajtur sot, si trup punues amë shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësim dhe punë të të huajve, me procedurë të shkurtuar - leximi i II; 
  • Miratimi i konkluzioneve nga mbledhja e 17-të e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, debat publik me temë "Implementimi i Strategjisë për Romët në Republikën e Maqedonisë", të mbajtur më 14 maj dhe vazhdimi i parë më 15 maj 2012.

Në mbledhjen për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësim dhe punë të të huajve (me procedurë të shkurtuar), në afatin e paraparë në pajtim me Rregulloren e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk u parashtruan amendamente nga propozues të autorizuar. 

Në diskutimin për Propozim-ligjin mori pjesë deputetja znj.Radmilla Sheqerinska.

Komisioni këtë Propozim-ligj e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale njëzëri i miratoi konkluzionet nga debati publik me temë: "Implementimi i Strategjisë për Romët në Republikën e Maqedonisë", si vijojnë:

1. Komisioni kërkon informatë plotësuese nga ministri pa resor përgjegjës për implementimin e Strategjisë për Romët, sa mjete ka ndarë ministria për implementimin e Strategjisë nga viti 2005-2011;

2. Në bazë të prononcimeve të avokatit të popullit të Republikës së Maqedonisë dhe përfaqësuesve të organizatave joqeveritare, Komisioni kërkon nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informatë plotësuese lidhur me fëmijët romë të paregjistruar në librat amë, me qëllim të ndërmarrjes së aktiviteteve për zgjidhjen e problemit;

3. Komisioni kërkon informatë plotësuese nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Punëve të Brendshme, lidhur me vështirësitë në zbatimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Maqedonisë gjatë udhëtimit të tyre në vend të huaj;

4. Komisioni konstatoi se ka nevojë për hetim të mëtutjeshëm dhe gjetje të zgjidhjes së problemit të "fëmijëve në rrugë", prej të cilave gati se 95% janë Romë dhe prej të cilave vetëm 18% ndjekin mësim në shkollë;

5. Komisioni do t'i analizojë dispozitat ekzistuese të cilat e rregullojnë çështjen për përfaqësim të fëmijëve në institucionet arsimore për fëmijë me nevoja të veçanta, implementimin e tyre, si dhe atë nëse nevojiten ndryshime të caktuara ligjore; 

6. Komisioni e përcjell apelin nga pjesëmarrësit dërguar mediave, realisht të informojnë dhe të shmangin çfarëdo paragjykime gjatë informimit të tyre, kur është në pyetje komuniteti romë;

7. Komisioni konsideron se duhet të ngrihet statusi i gruas Rome, të ndërmerren aktivitete plotësuese për integrimin e saj në sferat e jetesës shoqërore, përmirësimin e qasjes në mbrojtjen shëndetësore primare dhe hapjen e ordinancave gjinekologjike në komunat me numër të konsiderueshëm të Romëve;

8. Komisioni kërkon nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të zbatohen masa dhe të realizohen aktivitete plotësuese në sferën e infrastrukturës dhe banimit, si dhe për legalizimin e objekteve pa leje në vendbanimet rome, me qëllim që këto të urbanizohen;

9. Komisioni përkrah ministritë të cilat janë ngarkuar për përkrahjen e Strategjisë dhe implementimin e saj, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës, pa u diskriminuar ose përjashtuar cilido grup;

10.  Duke marrë parasysh dispozitën kushtetuese për përfaqësim të drejtë të Romëve dhe diskriminim pozitiv, Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale u rekomandon organeve qendrore dhe lokale të mbajnë konsideratë, veçanërisht për kandidatët Romë të cilët kanë arsim të lartë dhe të mesëm, në procesin e paraqitjes për vende të punës, me çka do të ndikojë edhe në interesin për vazhdimin e procesit arsimor te fëmijët Romë.  

Click