Aktivitetet

E martë, 16 tetor 2012

MBLEDHJA E PËRBASHKËT E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME DHE KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot mbajtën mbledhjen e shtatë të përbashkët, dedikuar Raportit të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012. 

Në mbledhjen ishin të ftuar edhe anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme, anëtarët e Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE, përfaqësues të ambasadave të vendeve-anëtare të BE-së në Republikën e Maqedonisë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.  

Në fillim të mbledhjes së përbashkët, mori fjalë SH.T. z.Aivo Orav, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë. 

Në debatin për Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, morën pjesë: znj.Teuta Arifi, zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e ngarkuar për eurointegrime; deputetët: z.Aleksandar Spasenovski, z.Jani Makraduli, znj.Ermira Mehmeti, z.Ziadin Sela; z.Tito Petkovski, z.Pavle Trajanov, z.Izet Zeqiri, znj.Liljana Popovska, znj.Meral Uzeiri-Ferati dhe z.Samka Ibraimovski; si dhe z.Dimitar Mirçev, këshilltar në Kabinetin e kryetarit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtar i Këshillit Nacional; z.Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së gazetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe anëtar i Këshillit Nacional; z.Antoni Peshev, përfaqësues i Dhomës ekonomike të Republikës së Maqedonisë dhe përfaqësues i Këshillit; znj.Malinka Ristevska-Jordanova, drejtoreshë e Institutit për politikë evropiane dhe znj.Lidija Dimova, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës maqedonase për arsim evropian.
Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane në mbledhjen e përbashkët miratuan Konkluzionet në vijim:

1. Këshilli Nacional për Eurointegrim dhe Komisioni për Çështje Evropiane e përshëndesin rekomandimin e përsëritur të Komisionit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësimin e RM-së në BE dhe theksojnë se rekomandimet nga Strategjia për zgjerim dhe sfidat kryesore 2012-2013, i japin impuls të fuqishëm procesit të integrimit në BE, për thellimin e reformave politike dhe ekonomike të Republikës së Maqedonisë si dhe vendeve të rajonit;

2. Këshilli dhe Komisioni konsiderojnë se vlerësimet dhe komentet të përfshirë në Raportin janë pasqyrë e gjendjeve reale në Republikën e Maqedonisë për rezultatet e arritura në vitin 2012 në procesin e integrimit të saj në Bashkimin Evropian, për vendimet që janë ndërmarrë, masat të cilat janë implementuar dhe aktet e miratuara ligjore;

3. Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane e përshëndesin përkushtimin e fuqishëm, përkrahjen e vazhdueshme dhe angazhimin e madh të Komisionit Evropian, në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë; 

4. Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane konstatojnë se vendosja e Dialogut për anëtarësim të nivelit të lartë paraqet platformë të rëndësishme me të cilën u intensifikua procesi reformues për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për realizimin e prioriteteve, përforcimin e besimit dhe përafrimin e perspektivës evropiane të Republikës së Maqedonisë.

Këshilli dhe Komisioni e përshëndesin progresin e bërë në sferat prioritare të definuara në kuadër të Dialogut për anëtarësim të nivelit të lartë dhe sugjerojnë në nevojën për mbajtjen e momentumit reformues, veçanërisht që të sigurohet realizimi i reformave në sferat kryesore;

 5. Këshilli dhe Komisioni konstatojnë se kalimi i procesit për anëtarësimin e RM-së në fazën e ardhshme të integrimit evropian do të jetë përfitim për përforcimin e mëtutjeshëm të reformave dhe marrëdhënieve ndëretnike, përforcimin e kredibilitetit të Bashkimit Evropian, si dhe inkurajimin e përpjekjeve reformuese në gjithë rajonin.
Në këtë drejtim dhe në pajtim me katër rekomandimet e deritanishme të Komisionit Evropian, Komisioni Evropian thirret që të miratojë vendim për fillimin e negociatave për anëtarësim me Republikën e Maqedonisë; 

6. Theksohet se mbajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore, përfshirë edhe zgjidhjen e pranueshme të ndërsjellë lidhur me dallimet për emrin, nën patronazhin e KB-së, mbetet si çështje kryesore në fazën e ardhshme të procesit eurointegrues. 
Veçanërisht vlerësohet momentumi i ri, sipas të cilit vendimi i Këshillit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim do të kontribuojë për krijimin e kushteve të volitshme për gjetjen e një zgjidhjeje të tillë dhe gatishmëria e Komisionit Evropian për të prezantuar kornizë juridike pa prolongim në të cilën gjithashtu do të merret parasysh nevoja për zgjidhjen e çështjes për dallimet rreth emrit në fazën e hershme të negociatave për anëtarësim.

Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane, duke theksuar se edhe pse problemet bilaterale nuk janë pjesë e Kritereve të Kopenhagës, e theksojnë nevojën për mbajtjen e mëtutjeshme të dialogut greko-maqedonas. 
Në këtë drejtim, Këshilli Nacional për Eurointegrime, si trup i cili e paraqet konsensusin e përgjithshëm për anëtarësim në BE, mbetet në dispozicion për konsultime rreth zgjidhjes së mundshme;

7. Këshilli dhe Komisioni e përshëndesin nevojën e mbiemrit "maqedonas" në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, që është në pajtim me principet e respektimit të dallimeve evropiane dhe në kontekst të veçorive gjuhësore dhe kulturore në Republikën e Maqedonisë, si dhe në pajtim me terminologjinë zyrtare të Kombeve të Bashkuara;

8. Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane e theksojnë nevojën për mbajtjen e momentumit lidhur me sfidat e ardhshme të Marrëveshjes kornizë të Ohrit, e cila mbetet si çështje kryesore për zhvillimin e demokracisë dhe sundimin e të drejtës në vend. 

Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit edhe në të ardhmen duhet të shërbejë si mjet për avancimin e dialogut ndërmjet bashkësive;

9. Këshilli dhe Komisioni përpiqen që, subjektet kompetente me gjithë përgjegjësinë dhe vendosmërinë t'i analizojnë vërejtjet në Raportin dhe të marrin përsipër obligimin për tejkalimin e dobësive, veçanërisht ato të përmendur në konkluzionet dhe rekomandimet nga Strategjia për zgjerim dhe tejkalimin e sfidave kryesore 2011-2012, me qëllim të ndërmarrjes së obligimeve për negociatat për anëtarësim. 

Në këtë drejtim, Këshilli dhe Komisioni propozojnë që Qeveria e Republikës së Maqedonisë urgjentisht të përpilojë plan për realizimin e rekomandimeve të përfshirë në Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, me bartës dhe afate për realizim;

10. Këshilli dhe Komisioni i ftojnë vendet-anëtare të BE-së, që në pajtim me propozimin e përsëritur të Komisionit Evropian, pa prolongim të lejojnë kalim në fazën e dytë të asociimit nga Marrëveshja për stabilizim dhe asociim ndërmjet Komuniteteve evropiane dhe vendeve të tyre anëtare nga njëra anë, Republikës së Maqedonisë nga ana tjetër. 

11. Në periudhën deri në mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të BE-së në dhjetor 2012, Këshilli Nacional dhe Komisioni theksojnë nevojën për përfshirje aktive të potencialit të plotë të shtetit në marrjen e datës për fillimin e negociatave, përgatitje efikase për realizimin e të gjithë aktiviteteve të cilat do të pasojnë pas marrjes së datës;  

12. Këshilli dhe Komisioni e theksojnë nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit rajonal të Republikës së Maqedonisë, bashkëpunimit me vendet-anëtare të BE-së që na përkrahin në rrugën e integrimit tonë, si dhe mbajtjen e vazhdueshme të dialogut politik me strukturat e BE-së.

Këshilli dhe Komisioni theksuan rëndësinë për vazhdimin e pjesëmarrjes së Republikës së Maqedonisë në iniciativat rajonale për bashkëpunim, përfshirë Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, Këshillin për bashkëpunim rajonal dhe Marrëveshjen qendrore-evropiane për tregti të lirë.

 13. Duke pasur parasysh përcaktimin strategjik dhe konsensual për anëtarësim në BE, Këshilli dhe Komisioni sugjerojnë në nevojën për përkrahje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në procesin e integrimit, mobilizim të përforcuar dhe përfshirje të shoqërisë, zmadhim të promovimit të eurointegrimit në nivel lokal, përmes të gjithë institucioneve dhe subjekteve kompetente në drejtim të ndërmarrjes së përgjegjësive nga negociatat paraaderuese. 

14. Këshilli dhe Komisioni theksojnë se në përmbushjen e detyrave të caktuara, nevojitet që në kontinuitet të afirmohet pozitivisht Republika e Maqedonisë si anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian;

15. Këshilli dhe Komisioni do të vazhdojnë edhe në të ardhmen në mënyrë të angazhuar dhe të vazhdueshme ta realizojnë rolin e forumit i cili kontribuon për avancimin dhe mbajtjen e dialogut politik dhe konsensusit shoqëror në proceset e eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë;

16. Me konkluzionet e Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe Komisionit për Çështje Evropiane nga debati për Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, të informohet Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë; 

17. Konkluzionet e Këshillit dhe Komisionit të publikohen në ueb faqen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që të jenë të arritshme për opinionin e gjerë publik. 

Click