Aktivitetet

E enjte, 3 maj 2012

MBLEDHJA E PËRBASHKËT E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME DHE KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE  

Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot mbajtën mbledhjen e përbashkët me pikë të vetme në rendin e ditës, dedikuar Informatës për realizimin e aktiviteteve të Programit nacional për miratimin e të drejtës së BE-së të Bashkimit Evropian - revizion 2012.      Informata e përfshin periudhën prej 1.1.2012 - 31.3.2012 e përpiluar nga Sekretariati për Çështje Evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Në mbledhjen e përbashkët të Këshillit dhe Komisionit për Çështje Evropiane ishin të pranishëm: SH.T. Aivo Orav, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, z.Robert Lidl, udhëheqës i Seksionit për politikë dhe informata dhe znj.Marine Kurte, këshilltare për integrim evropian dhe çështje juridike në delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë.

Informatën për aktivitetet e realizuara nga NPAA - revizion 2012, për periudhën 1.1.2012 - 31.3.2012 e arsyetoi znj.Teuta Arifi, zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e ngarkuar për çështje evropiane. Znj. Arifi theksoi se Informata përmban aktivitetet kryesore të cilat Qeveria e Republikës së Maqedonisë i ka ndërmarrë pas fillimit të dialogut për anëtarësim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian. 

Znj. Arifi gjithashtu theksoi se Dialogu për anëtarësim paraqet hap të cilin Republika e Maqedonisë e kërkoi nga Bashkimi Evropian si qasje kreative dhe bajpas i veçantë në çështjen e emrit. Dialogu për anëtarësim u jep prioritet temave kryesore të cilat Republika e Maqedonisë si shtet ka nevojë dhe obligim t'i përfundojë që të bëhet anëtare e plotfuqishme e Bashkimit Evropian. 

Znj. Arifi i informoi të dy organet për takimin e parë të mbajtur në nivel të lartë ku Republika e Maqedonisë mori për obligim përpilimin e udhërrëfyesit me të cilin përcaktohen drejtimet sipas të cilave do të realizohen obligimet që dalin në rrugën drejt integrimit në BE. Informata për aktivitetet e realizuara nga NPAA është orientim i vërtetë për çështjet që u debatuan në takimin e parë ku u zhvillua Dialogu për anëtarësim në nivel të lartë.

Dialogu për anëtarësim në nivel të lartë përfshin pesë tema kryesore dhe qëllime reformuese të cilat kanë të bëjnë me mediumet, lirinë e të shprehurit dhe standardet profesionale, reformat në gjyqësinë, marrëdhëniet e brendshme dhe ndëretnike, reformat në administratë, reformat në sistemin zgjedhor dhe procedurat zgjedhore dhe kriteret ekonomike. 

Lidhur me lirinë e të shprehurit, mediumet dhe standardet profesionale, nga ana e zëvendëskryeministres e ngarkuar për çështje evropiane u theksua se ekziston orientim kryesor në harmonizimin e legjislacionit me standardet evropiane, lidhur me shpifjen, nivelin e gjobave, anulimin e paraburgimit si sanksion dhe përcaktimin e dispozitave të qarta për mjetet juridike që zbatohen. Në atë drejtim vazhdon dialogu me përfaqësuesit e mediumeve lidhur me dekriminalizimin e shpifjes dhe në këtë fushë vazhdojnë edhe konsultimet me ekspertë dhe profesionistë të Këshillit Evropian. Në atë kontekst, organizohen trajnime të veçanta për zbatimin e nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për studimet që kanë kompetencë të veprojnë për veprën penale - shpifje. Në këtë sferë planifikohen ndryshime adekuate të rregullativës ligjore për Këshillin për Radiodifuzion, për muajin shtator të vitit 2012, deri atëherë duhet të realizohen seri konsultimesh për ndryshimin e rregullativës. Gjithashtu prioritet dhe qëllim kryesor është liria e të shprehurit.

Lidhur me sundimin e së drejtës dhe të drejtave fundamentale, znj.Arifi arsyetoi se ndërmerren aktivitete për zmadhimin e efikasitetit të gjyqësisë, përforcimin e kapaciteteve të institucioneve gjyqësore, zhvillimin e softuerit për statistikë gjyqësore, zvogëlimin e rasteve të pazgjidhura në Gjykatën supreme, Gjykatën Administrative dhe Gjykatat e Apelit në Republikën e Maqedonisë, si dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjes së Prokurorisë publike.

Në planin për masa antikorruptuese, janë përcaktuar rregulla për verifikimin e përmbajtjes së deklaratave për konflikt interesash, si dhe plan dhe dinamikë për verifikimin e deklaratave paraprakisht të parashtruara për konflikt interesash të personave të zgjedhur dhe të emëruar.

Vëmendje të rëndësishme i kushtohet financimit të partive politike, si dhe avancimit të rregullativës ligjore për financimin e partive.

Znj.Arifi informoi se planifikohen ndryshime të Ligjit për përcjellje të komunikimeve me qëllim që të analizohet roli i ministrit për Punë të Brendshme në miratimin e masave të veçanta hetuese.

Përmirësimi i dialogut të bashkësive është një prej obligimeve të Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Znj.Arifi informoi se është duke u përpiluar Raport për realizimin e të gjitha politikave të cilat dalin nga Marrëveshja e Ohrit.

Lidhur me reformën e administratës publike, përgatitet analiza e Ligjit për nëpunës publikë dhe Ligjit për nëpunës shtetërorë, me intencë për inkorporimin e të dhënave në zgjidhjet e reja ligjore, si dhe zbatimin e politikave për punësim në bazë të principit të transparencës dhe konsekuencës mbi parimin e shërbimeve.

Lidhur me reformën e procesit zgjedhor, znj.Arifi informoi se u mbajt Komiteti i dytë Drejtues për Çështjet nga Raportet e OSBE-së dhe ODIHR-së për zgjedhjet e fundit, si dhe për formimin e të dy grupeve punuese në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe Komisionit Zgjedhor Shtetëror.

Lidhur me pikën e fundit nga udhërrëfyesi për realizimin e qëllimeve prioritare për vitin 2012, përkatësisht pjesën e cila përfshin kriteret ekonomike, znj. Arifi informoi për aktivitetet për përforcimin e ekonomisë tregtare, përmirësimin e tregut të punës, arsimin dhe përcaktimin e ekonomisë funksionale të tregut.

Në debatin e mbledhjes, me diskutime, sugjerime dhe rekomandime personale, morën pjesë:  Znj.Sillvana Boneva, kryetare e Këshillit, z. Hajrulla Misini, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe anëtar i Këshillit, z. Jani Makraduli, deputet dhe anëtar i Komisionit për Çështje Evropiane; z.  Ziadin Sela, deputet dhe anëtar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe zëvendësanëtar i Këshillit, z.   Antonio Milloshoski dhe z.  Tito Petkovski, deputetët dhe anëtarët e Këshillit dhe znj.Tanja Hafner Ademi, përfaqësues i Platformës Qytetare të Maqedonisë dhe përfaqësues i Këshillit.

Click