Aktivitetet

E mërkurë, 14 mars 2012

MBLEDHJA E PËRBASHKËT E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE DHE KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Këshilli Nacional për Eurointegrime, sot mbajtën mbledhje të përbashkët me pikën e vetme të rendit të ditës, kushtuar Informatës për aktivitetet e realizuara të Programit nacional për miratimin e së drejtës së Unionit Evropian - revizioni 2011, për periudhën 1.10.2011-31.12.2011.

Në mbledhjen e përbashkët, krahas anëtarëve dhe përfaqësuesve të Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe anëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane, u ftuan edhe përfaqësuesit e Delegacionit të Unionit Evropian në Republikën e Maqedonisë dhe përfaqësuesit e ambasadave të vendeve-anëtare të Unionit Evropian.

Diskutimin për pikën e rendit të ditës e hapi kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini, i cili së pari e përshëndeti fillimin e dialogut të lartë ndërmjet Shkupit dhe Brukselit për Kapitujt 23 dhe 24, që i referohen jurisprudencës dhe të drejtave fondamentale, drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.

Zotëri Misini pozitivisht e vlerësoi edhe përmbajtjen e Propozim-rezolutës për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, e referuesit Riçard Hovit, e cila sot është në rend dite në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg në pjesën që i referohet rekomandimit të Parlamentit për fillim të negociatave ndërmjet Maqedonisë dhe UE-së për anëtarësim në Union dhe kalimin e vendit në fazën e dytë të procesit për stabilizim dhe asocim.

Kryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, z-nj. Radmilla Shekerinska, fillimin e dialogut të lartë me Brukselin e vlerësoi si hap pozitiv, por sugjeroi se kjo nuk mund ta zëvendësojë skrining - procesin dhe fillimin e negociatave.

Si rrjedhojë, theksoi se për çfarëdo fillimi të negociatave aderuese me UE-në, është e domosdoshme që Qeveria e Republikës së Maqedonisë të hartojë platformë për negociata dhe ta prezantojë para Këshillit Nacional për Eurointegrime.

Zonja Shekerinska shprehu kritika edhe për mënyrën se si është hartuar informata tremujore, sepse jep të dhëna dhe numra të thata nga të cilat nuk mund të konkludohet se si janë zhvilluar reformat për kapitujt dhe kërkon në të ardhmen Sekretariati të dërgojë informata më përmbajtjesore.

Në diskutim morën pjesë edhe deputetët: z-nj. Sillvana Boneva, z. Pavle Trajanov, z. Jani Makraduli dhe z. Aleksandar Spasenovski.

Në diskutimet e tyre të gjithë e përshëndetën fillimin e nesërm të dialogut të lartë të Republikës së Maqedonisë me Unionin Evropian, si dhe propozimin e referuesit Hovit për caktim të datës për negociata për aderim në Union pa prolongim, por u shprehën edhe vlerësime pozitive, edhe vlerësime negative të procesit të deritanishëm eurointegrues të vendit.

Si rrjedhojë, u prononcuan mendime të kundërta për shkallën e aktivitetit diplomatik të Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe Sekretariatit për Çështje Evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë lidhur me zgjidhjen e çështjes së emrit, por edhe për marrjen e datës për fillim të negociatave me Unionin.

Në diskutim, mes tjerash, u bë fjalë edhe për çështjet që i referohen: përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe sigurisë në vend, marrëdhënies së pabarabartë të Qeverisë në zgjidhjen e lëndëve gjyqësore, gjendjes së dobët në lirinë e medieve, rekomandimit të OSBE-së për revizionin e listave zgjedhore, regjistrimit sipas standardeve evropiane, pavarësisë së gjyqësisë, dekriminalizimit të shpifjes etj. 

Click