Aktivitetet



E hënë, 10 shtator 2012

MBLEDHJA E PESËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e pesëmbëdhjetë, të mbajtur më 5 shtator të vitit 2012, si trup punues amë, në lexim të dytë, shqyrtoi

1. Propozim-ligjin për lëndë të para minerale; 
2. Propozim-ligjin për Entin gjeologjik të Republikës së Maqedonisë; 
3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete; 
4. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike; 
5. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari hotelerie; 
6. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për transformim të ndërmarrjeve me kapital shoqëror; 
7. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për privatizimin e kapitalit shtetëror.

Propozim-ligjin e arsyetoi përfaqësuesi i propozuesit, ministri i Ekonomisë, z.  Valon  Saraqini.

- Për Propozim-ligjin për lende te para minerale z. Saraqini theksoi se shkaku kryesor për miratimin e tij janë kushtet dhe mënyra e hulumtimit gjeologjik, eksploatimi dhe përpunimi i lëndëve të para minerale, me qëllim që të sigurohet shfrytëzimi i tyre optimal në pajtim me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor, mbikëqyrja dhe kushtet gjatë kryerjes së hulumtimit gjeologjik, eksploatimi dhe përpunimi i lëndëve të para minerale, masat dhe mënyra me të cilat ndikimi mbi mjedisin jetësor dhe shëndetin e njeriut parandalohet ose zvogëlohet deri në një masë më të vogël potenciale, i cili mund të shkaktohet si pasojë e menaxhimit me hedhurinat që krijohen dhe me hedhurinat e krijuara nga hulumtimet, eksploatimi dhe përpunimi i lëndëve të para minerale.   
Me Propozim-ligjin do të formohet edhe Enti gjeologjik i Republikës së Maqedonisë, do të nxiten dhe avancohen hulumtimet gjeologjike, eksploatimi dhe përpunimi i lëndëve të para minerale, me qëllim që të sigurohet shfrytëzimi i tyre optimal në pajtim me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor, do të zmadhohet mbikëqyrja dhe do të përmirësohen kushtet gjatë kryerjes së hulumtimeve gjeologjike, eksploatimi dhe përpunimi i lëndëve të para minerale dhe do të vijë deri në zmadhimin e përpunimit të lëndëve të para minerale. 

Futen edhe hulumtime shkencore edhe hulumtime kërkimore me qëllim të mbledhjes së të dhënave themelore për përbërjen, ndërtimin dhe strukturën e vendit.   Bërja e hulumtimeve të detajuara gjeologjike parashihet të jetë për të gjitha lëndët e para minerale, përveç për rërë dhe zhavorr, të gjitha llojet e argjilës dhe kuarcit të grumbulluar. 

Si risi është zgjidhja paraparë e cila është në funksion të shkurtimit të procedurave për ndarjen e koncesioneve. 
Periudha për të cilën ndahet koncesioni për eksploatim, është paraparë të jetë 30 vjet, me mundësi vazhdimi edhe për 10 vjet, ndërsa periudha për rërë dhe zhavorr, të gjitha llojet e argjilës dhe kuarcit të grumbulluar periudha për të cilën ndahet koncesioni është 5 vjet. 

Hedhurina e xeheve është zgjidhur me këtë zgjidhje ligjore, që do të thotë me lëshimin e lejes për eksploatimin i kërkohet plan për menaxhim me hedhurina. 

Në pjesën e mbikëqyrjes, në Propozim-ligjin parashihet që Drejtoria për të hyra publike ta bëjë pagesën e kompensimeve të koncesionit. 

- Propozim-ligji për Entin gjeologjik të Republikës së Maqedonisë është në drejtim të zhvillimit të sektorit të xeheve dhe shfrytëzimit racional të lëndëve të para minerale. 

Qëllimi i ligjit të propozuar është themelimi i Entit gjeologjik nëpërmjet të cilit do të kryhen punët hulumtuese, profesionale-analitike dhe punë tjera nga sfera e hulumtimeve gjeologjike themelore me interes për Republikën e Maqedonisë. 

Enti gjeologjik do të merr pjesë në përpilimin e programeve për eksploatimin e lëndëve të para minerale, të cilat më pas do të propozohen në Ministrinë e Ekonomisë - arsyetoi ministri i Ekonomisë.

- Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete, nga ana e z.   Saraqini u theksua se me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara do të harmonizohet terminologjia me terminologjinë e legjislacionit evropian, përkatësisht do të mundësohet trajtim i njëjtë i veturave të përdorura me ato të rejat. 

Gjithashtu, do të mundësohet legalizim i traktorëve dhe rimorkiove të traktorëve dhe precizimi plotësues për kushtet e punës në stacionet për kontroll teknik. 

Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara janë harmonizuar me Marrëveshjen për stabilizim dhe asociacion dhe njëkohësisht krijohet bazë ligjore për miratimin e Rregullores për informimin e konsumatorit për shpenzimin karburantit dhe emisioneve të CO2 lidhur me shitjen e automjeteve të reja të udhëtimit. 

Me miratimin e ndryshimeve të parapara do të bëhet zmadhimi i cilësisë në kryerjen e punëve gjatë kontrollit teknik të automjeteve nga ana e punëtorëve profesionalë në personin juridik të autorizuar për kryerjen e kontrollit teknik. 

U theksua se do të bëhet rregullimi i shpenzimeve për lëshimin e dokumenteve të caktuara.  Me rregullimin e çmimeve për të gjitha procedurat do të arrihen efektet pozitive, përkatësisht do të ruhet cilësia e punës dhe procedurat për testimin e veturës, do të zmadhohet siguria në komunikacion dhe do të zvogëlohet numri i automjeteve të cilat teknikisht nuk janë në rregull sipas cilitdo kriter. 

Gjithashtu, do të mundësohet mbulimi real i shpenzimeve të subjekteve të autorizuar të cilat i zbatojnë procedurat dhe do të bëhet zmadhimi i pjesëmarrjes së TVSH-së në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë. 

- Ministri i Ekonomisë, në arsyetimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike, theksoi se ndryshimet dhe plotësimet e propozuara janë me qëllim që të përmirësohet klima dhe kushtet turistike, përkatësisht të realizohen qëllimet e parapara në sferën e turizmit. 

Me këtë ligj parashihet që çdo operator turistik në Republikën e Maqedonisë të jetë i obliguar që në afat prej 24 orësh të sigurojë udhëheqës turistik, agjencia e cila posedon licencë A ose me qytetin në të cilin planifikohet udhëtimi, me çka do të pengohet sjella e udhëheqësve turistikë nga vendet tjera.

- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari hotelerie;  Valon Saraqini theksoi se me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit do të përmirësohet klima turistike dhe do të realizohet strategjia për zhvillimin e turizmit i cili është përfshirë në programin nacional. 

Me këtë ligj parashihet të bëhet zgjerimi me objekt të ri në hoteleri, përkatësisht restorant tradicional dhe nacional i cili do të ketë meny që do të jetë në përputhje me rajonin dhe në të cilin do të servisohet ushqim organik.  Çdo individ që dëshiron të ketë restorant të tillë, do të duhet doemos t'i plotësoje kushtet e caktuara.

- Në arsyetimin për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për transformim të ndërmarrjes me kapital shoqëror, ministri i Ekonomisë theksoi se me plotësimet e propozuara të Ligjit do të mundësohet që mjetet (objekte, makina dhe pajisje tjetër, investime në subjekte tjera juridike etj) të cilat gjenden në shtetin në të cilin në pajtim me legjislacionin nacional nuk mund të regjistrohen në emër të shoqërisë aksionare për ndërtim dhe ekonomizim me hapësirë banesore dhe me hapësirë afariste me rëndësi për Republikën e Maqedonisë dhe konsiderohet që këto mjete janë në pronësi të Republikës së Maqedonisë.

- Për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për privatizimin e kapitalit shtetëror, plotësimet e propozuara janë me kërkesë të investuesve në Republikën e Maqedonisë dhe janë me qëllim që të krijohet kornizë juridike për themelimin e shoqërisë për dedikim të veçantë (SHDV) e cila mund të merr pjesë vetëm në realizimin e marrëveshjes për shitblerjen e aksioneve. 

Nëse ofruesi më i volitshëm vendos të themelojë SHDV, shitësi mund ta lidhë marrëveshjen për shitblerje me SHDV.  Shitësi në thirrjen publike, si dhe në dokumentacionin e tenderit detyrimisht duhet ta caktojë paraprakisht mundësinë që personi juridik ose konzorciumi që është zgjedhur si ofertues më i volitshëm të themelojë SHDV me seli në Republikën e Maqedonisë që do të lidhet me marrëveshjen për shitblerje të aksioneve, arsyetoi ministri i Ekonomisë.

Në fund të debatit, Komisioni për Çështje Ekonomike konkludoi se Propozim-ligjet e lartpërmendur në lexim të parë janë të pranueshme dhe duhet të jepen në lexim të mëtejmë. 

Click