Aktivitetet



E mërkurë, 9 maj 2012

MBLEDHJA E PESËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME

Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 15-të, të mbajtur më 8 maj 2012, shqyrtoi Propozim-ligjin për ratifikimin e Konventës rajonale për rregulla preferenciale Panevropiane mesdhetare të prejardhjes.

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të të autorizuarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm, z. Goran Stevqevski, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në bazë të debatit, Komisioni njëzëri konkludoi t'i propozojë Kuvendit ta miratoje këtë Propozim-ligj. 

Click