Aktivitetet



E hënë, 12 mars 2012

MBLEDHJA E PESTË E KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, në mbledhjen e mbajtur më 9 mars 2012, duke u nisur nga kompetencat e saj të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe me Ligjin për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, zhvilloi diskutim me temë "Ngjarjet e fundit dhe ndikimi i tyre në marrëdhëniet ndëretnike dhe stabiliteti i vendit". 

Përveç kryetares, znj. Ermira Mehmeti dhe anëtarët e Komitetit, në mbledhjen ishin të pranishëm dhe të interesuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ministrja e Punëve të Brendshme, znj. Gordana Jankullovska, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Bajrami, SH.T. Budrum Elizabet Shtajneker, ambasadori i Republikës Federative të Gjermanisë në Shkup, shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, SH.T. ambasadori Rallf Bret dhe përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Shkup, si dhe përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së në Shkup. 

Në bazë të debatit, Komisioni për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive njëzëri i miratoi Konkluzionet në vijim:

  1. Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive shprehu brengë të thellë me rastin e serisë së sulmeve dhe incidenteve të dhunshme që ndodhën në periudhën e kaluar, dhe të cilat shkaktuan tensione ndëretnike në Republikën e Maqedonisë;  
  2. Anëtarët e Komitetit i akuzuan ashpër këto sulme dhe incidente dhe apeluan që të gjithë faktorët të kenë sjellje të përgjegjshme dhe serioze dhe të angazhohen për qetësimin e tensioneve etnike; 
  3. Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive i bën thirrje:
    • Ministrisë së Punëve të Brendshme që t'i ndërmerr të gjitha masat ligjore për parandalim, zbulimin e autorëve të drejtpërdrejtë të incidenteve dhe zbulimin e nxitësve të këtyre incidenteve të dhunshme dhe të njëjtët të sanksionohen;
    • Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë që të ngrejë procedurë hetimore dhe aktpadi para gjykatës kompetente për shkak të demistifikimit të këtij cikli të provokimeve etnike;
    • Personit kompetent në arsim në bashkëpunim me prindërit t'i ndërmerr të gjitha aktivitetet e domosdoshme për parandalimin e eskalimit të mëtutjeshëm të tensioneve ndëretnike; 
  4. Anëtarët e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive kërkojnë që të gjithë partitë politike, organet e administratës shtetërore, mediumet, bashkësitë fetare dhe grupet fetare, sektori joqeveritar dhe qytetarët të thërrasin në qetësi dhe të përmbahen nga çfarëdo aktiviteti i cili mund të shkaktojë zmadhimin e tensioneve dhe me racionalitet dhe përgjegjësi t'i trajtojnë të gjitha çështjet ndëretnike dhe ndërfetare në Republikën e Maqedonisë.   
  5. Këto konkluzione të dorëzohen te kryetari i Republikës së Maqedonisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Drejtësisë, Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes kornizë, Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë, avokati i popullit dhe mediumet.


Click