Aktivitetet



E mërkurë, 10 tetor 2012

MBLEDHJA E SHTATËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e shtatëmbëdhjetë, të mbajtur më 8 tetor 2012, si trup punues amë shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zona zhvillimore industriale-teknologjike (me procedurë të shkurtuar);
  • Shqyrtimin e Raportit të Komisionit Juridik-Ligjvënës për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari hotelerie (leximi i dytë).

Propozim-ligjin e arsyetoi ministri i Ekonomisë, z.Valon Saraqini. 

Ai theksoi se ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për zona zhvillimore industriale teknologjike dalin në bazë të kërkesës së Bankës Botërore, me qëllim të shfrytëzimit të tyre më efikas. 

Ndryshimet e propozuara të ligjit përmbajnë disa zgjidhje. Rekomandimet kishin të bëjnë me instalimin e sportelit, të emëruar si one stop-shop, me qëllim që investitorët potencialë në mënyrë shumë më të lehtë të mund t'i marrin informatat e duhura dhe atë nëpërmjet Agjencisë për investime të huaja ose në Drejtorinë për zona zhvillimore industriale teknologjike. Qëllimi është përmirësimi i klimës së biznesit. 

Në fjalimin e tij, ministri Saraqini hollësisht i arsyetoi ndryshimet dhe plotësimet dhe atë nen për neni, duke filluar nga ndryshimet teknike të ligjit. 

U theksua se me Drejtorinë për zona zhvillimore industriale teknologjike administron Bordi Drejtues, me mandat katër vjeçar. Bordin drejtues e përbëjnë shtatë anëtarë dhe atë nga një anëtar të propozuar nga ana e Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Financave dhe një anëtar të propozuar nga ana e zëvendëskryetarit të Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, një anëtar të propozuar nga ana e ministrit për Transport dhe Lidhje dhe tre anëtarë me mandat njëvjeçar të propozuar nga Drejtoria për zona zhvillimore industriale teknologjike. 

Ministri Saraqini i potencoi ndryshimet në nenin 33 ku shtohen disa paragrafë të rinj dhe theksoi se këto ndryshime janë bërë në pajtim me dispozitat e Ligjit për ndërtim.

Në shqyrtimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zona zhvillimore industriale teknologjike (me procedurë të shkurtuar) morën pjesë anëtarët:  z.Marjanço Nikollov, z.Stojko Paunovski, z.Mile Andonov dhe z.Gazmend Aliji, zëvendësanëtari z.Izet Zeqiri, deputetja Stanka Anastasova dhe ministri i Ekonomisë, z.Valon Saraqini.

Në afatin e përcaktuar me Rregulloren e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar. 

Pas përfundimit të debatit, Komisioni për Çështje Ekonomike, me shumicë votash, konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zona zhvillimore industriale teknologjike është i pranueshëm dhe se duhet të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Komisioni për Çështje Ekonomike, pas Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari hotelerie, në mbledhjen e njëjtë e shqyrtoi edhe Raportin e Komisionit Juridik-Ligjvënës.

Trupi punues amë, Komisioni për Çështje Ekonomike dhe Komisioni Juridik-Ligjvënës kanë qëndrime të harmonizuara lidhur me amendamentet e propozuara, përveç për amendamentin e nenit 2 paragrafi 3 në pikat e reja 4) dhe 5), në paragrafin 4 dhe për shlyerjen e paragrafit 5, të parashtruar nga deputetët: z.Talat Xhaferi, z.Nexhati Jakupi, znj.Vjollca Mehmeti-Nuredini, znj.Hajrie Misini, znj.Suzana Saliu, z.Behixhudin Shehabi, z.Arben Llabenishta dhe z.Rexhail Ismaili, me numër arkivor 07-3707/3, të cilin Komisioni Juridik-Ligjvënës e miratoi me tekst të ndryshuar.

Pas përfundimit të debatit Komisioni për Çështje ekonomike e miratoi tekstin e ndryshuar të amendamentit të propozuar.

Click