Aktivitetet



E martë, 4 shtator 2012

MBLEDHJA E SHTATËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR MBROJTJE DHE SIGURI

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e Shtatëmbëdhjetë të mbajtur më 3 shtator 2012, si trup punues amë, e shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për polici - leximi I.

Nevojën nga miratimi i ligjit e arsyetoi përfaqësuesi i Qeverisë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Bajrami.

Në diskutim për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët: z. Pavle Trajanov dhe Kosana Nikoliq - Mazneva.

Në bazë të diskutimit dhe nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, me shumicë votash konstatoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për polici - leximi I, pranohet dhe duhet të jepet në lexim të mëtejshëm.   

 


 

Click