Aktivitetet



E mërkurë, 31 tetor 2012

MBLEDHJA E SHTATËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR MUNDËSI TË BARABARTA TË GRAVE DHE BURRAVE

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e shtatëmbëdhjetë, të mbajtur më 24 tetor 2012, e shqyrtoi Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë 2012, me theks të veçantë në pjesën e barazisë gjinore.

Në mbledhjen ishin të pranishëm anëtarët e Komisionit: znj.Nada Cipusheva, z.Dragan Nasteski, znj.Vesna Pemova, znj.Svetllana Mazgallovska-Vuçetiq, z.Gollupço Angellov, znj.Stanka Anastasova, znj.Divna Jovkovska-Evtimovska, znj.Vjollca Mehmeti-Nuredini, znj.Meral Uzeiri-Ferati; zëvendësanëtarët: znj.Ane Lllashkoska, znj.Liljana Kuzmanovska dhe znj.Marinella Tusheva; deputetët:  znj.Hajrie Misini dhe znj.Sadije Iljazi; znj.Elena Grozdanova, këshilltare shtetërore për mundësi të barabarta në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe znj.Daniella Dimitrievska, drejtoreshë e Lobit të grave të Maqedonisë. 

Kryetarja e Komisionit, znj.Liljana Popovska, e hapi mbledhjen dhe fjalën ia dha znj.Elena Grozdanova, e cila bëri një vështrim të shkurtër në Raportin mbi vërejtjet në aspekt gjinor.

Ajo theksoi se Sektori për Mundësi të Barabarta në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale punon në mënyrë aktive për avancimin e mundësive të barabarta në vend, me ç'rast i veçoi aktivitetet në vijim: Përgatitja e strategjisë për mundësi të barabarta në periudhën prej 2020; Plani nacional për implementimin e Rezolutës së KB 1325, i cili është në fazë përfundimtare; Strategjia për buxhetim të përgjegjshëm gjinor, e cila është miratuar, me ç'rast jemi vendi i vetëm në rajon. 

Znj.Grozdanova nënvizoi se në aspekt të stereotipive dhe paragjykimeve në mjediset rurale janë ndërmarrë aktivitete për vetëdijesim, trajnimin e udhëheqësve (kreatorëve të programeve) në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, aktivitete të Sektorit në Ministrinë në bashkëpunim me organizatat joqeveritare dhe komisionet lokale për mundësi të barabarta për gjallërimin e popullatës, përmes programeve IPA4 punohet për qasjen e grave në tregun e punës, bëhet ekipim plotësues kadrovik i koordinatorëve për mundësi të barabarta në mjediset rurale dhe organizimi i takimeve të punës.

Gjithashtu, ajo konstatoi se nuk është adekuate vërejtja rreth përdorimit të nocioneve "diskriminim" dhe "mundësi të barabarta", por gjithashtu edhe për kapacitetin e resurseve njerëzore që punojnë në këtë sferë.

Kryetarja e Komisionit, znj.Liljana Popovska, shtoi se, sipas saj, nuk korrespondon me realitetin ajo që gratë në Republikën e Maqedonisë nuk janë të përfshirë në vendimmarrje dhe se me 32% pjesëmarrje në Kuvend dhe me përqindje pak më të vogël në këshillat, ne jemi mbi mesataren evropiane. Mungesa është te gratë për kryetarë komune, kjo është ajo për të cilën luftojmë.  

Gjithashtu ajo potencoi se në Raportin mungojnë më shumë aktivitete të cilat Republika e Maqedonisë i ka ndërmarrë në këtë sferë, ndër të cilat: Ekzaminimi i kancerit në mitër, lufta kundër dhunës familjare, trafikimi me njerëz, buxhetimi gjinor, programe për përforcimin ekonomik të grave kryefamiljare, gra sipërmarrëse dhe gra rurale dhe ngjashëm.

Vërejtje të veçantë bëri për mospërmendjen e makinerisë së zhvilluar gjinore në të cilin ky Komision është një ndër komisionet më aktivë, me debate publike dhe pjesëmarrje në komisionet lokale, organizata joqeveritare dhe ekspertë. 

Pas kësaj u miratuan konkluzionet në vijim: 

1. Komisioni për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e përshëndet Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012 në pjesën e barazisë gjinore, veçanërisht për shënimin e Ligjit të ri për mundësi të barabarta të grave dhe burrave. 

2. Komisioni për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave do të angazhohet për:

  • vazhdimin e luftës kundër stereotipeve dhe paragjykimeve; 
  • më shumë kandidatë për kryetare të komunës dhe funksione tjera në pushtetin ekzekutiv; 
  • më shumë gra në strukturat e sigurisë dhe misionet ndërkombëtare; 
  • përmirësimin e pozitës së grave rurale; 
  • më shumë mjete për Sektorin për mundësi të barabarta në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe institucionet tjera të cilat punojnë në këtë sferë;

3. Komisioni sugjeron në nevojën që institucionet maqedonas t'u kushtojnë vëmendje më të madhe të dhënave ku ekziston progres, si: pjesëmarrja e grave në procesin e vendimmarrjes, buxhetimi gjinor, zhvillimi i makinerisë gjinore dhe kapaciteteve, bashkëpunimi me organizatat joqeveritare dhe sindikatat, përpunimi i strategjive në bashkëpunim me Kuvendin, komisionet lokale dhe organizatat joqeveritare, ekzaminimi i kancerit në mitër, programet për nënat kryefamiljare, gratë sipërmarrëse dhe gratë rurale për vetëpunësim dhe banim, roli i Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave dhe institucionet tjera që punojnë në këtë sferë;

4. Komisioni do të kërkojë takim me Sektorin për eurointegrime të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe mendim të Komisionit Evropian në vendin tonë për shkak të këmbimit të përvojave dhe informatave që do të jenë në funksion të avancimit të barazisë gjinore, por edhe në funksion të koordinimit të përmirësuar ndërmjet institucioneve nacionale, lokale dhe ndërkombëtare në procesin e përcjelljes dhe njoftimit për progresin e Republikës së Maqedonisë në procesin eurointegrues.

Click