Aktivitetet



E mërkurë, 25 janar 2012

MBLEDHJA E TETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e djeshme të tetë, si trup i interesuar punues, shqyrtoi

  • Propozim-planin financiar të Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012; 
  • Propozim-Vendimin për përcaktimin e përqindjes së përfshirjes së të hyrave të përgjithshme vjetore  të bartësve të licencave për ushtrimin e veprimtarisë energjetike për financimin e punës së Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012.

Në cilësi të përfaqësuesit të propozuesit, në mbledhje ishte i pranishëm z. Dimitar Petrov, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë, i cili njëkohësisht dha arsyetime për pikat e rendit të ditës. 

Ai theksoi se Komisioni Rregullator për Energjetikë ka bërë një korrigjim të vogël në pjesën e shpenzimeve joproduktive, përkatësisht përshtatje në pjesën e shpenzimeve për regresin për pushimin vjetor. Me korrigjimin është zvogëluar ana e të hyrave dhe shpenzimeve. 

U theksua se ky ka shkaktuar edhe zvogëlim të përqindjes, përkatësisht zvogëlim të kompensimit të cilin duhet ta paguajnë kompanitë - bartës të licencave të lëshuara nga Komisioni Rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë. 

Në arsyetimin u theksua se në planin financiar janë përfshirë të gjitha të hyrat dhe shpenzimet për punën e Komisionit Rregullator për Energjetikë. 

Në grupet e shpenzimeve, është paraparë zmadhim i rrogave dhe kompensimeve për 1.78% në raport me planin financiar për vitin 2011, meqë është paraparë që numri i të punësuarve të zmadhohet në 28 të punësuar. 

Gjithashtu do të shkaktojë edhe zmadhim të grupeve tjera të shpenzimeve, siç janë kontributet nga rrogat dhe tatimi personal, shpenzimet e rrugës për udhëtim brenda shtetit dhe jashtë tij. 

Shpenzimet e transportit, energjia e konsumuar dhe shërbimet komunale janë projektuar në bazë të asaj që u realizua në vitin 2011 dhe shënojnë zvogëlim të vogël, ndërsa shpenzimet materiale, shpenzimet për amortizim, shënojnë zmadhim prej 1.52% krahasuar me vitin e kaluar. 

Në grupin e shpenzimeve dhe shërbimeve tjera kontraktuese, është parapa zvogëlim i vogël prej 1.38% në pjesën e mjeteve themelore, përkatësisht furnizimi i tyre për mobilje të zyrës, pajisje informatike dhe furnizimi i një mjeti motorik implikon zmadhim prej 9.12%. 

Z. Petrov theksoi se në vitin 2012 në fazë përfundimtare gjendet edhe realizimi i Marrëveshjes për projektin me vlerë prej 900.000 euro, i cili do të realizohet bashkë me shtëpinë konsultuese "Tema", në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë Norvegjeze dhe me përkrahjen e Sektorit për Çështje Evropiane të Republikës së Maqedonisë.  

Është paraparë që pjesëmarrja e Komisionit Rregullator për Energjetikë të jetë 250.000 euro, përfshirë edhe shpenzimet reprezentative, si dhe shpenzimet për instalimin e zyrave. 

Në planin financiar, jashtë kontrollit analitik të të hyrave dhe shpenzimeve, janë shënuar 80 milion denarë, të cilat u miratuan në planin financiar të vjetshëm, të dedikuara për realizimin, përkatësisht blerjen e lokaleve afariste. 

Në këtë drejtim, u potencua se Komisioni Rregullator për Energjetikë miratoi vendim për ndërtimin e ndërtesës administrative, ku u nënshkrua marrëveshja edhe me gjashtë institucione. Të gjitha shpenzimet. në shumë prej 55.979.790 denarë, duhet të realizohen me të hyrat e paraparë në shumë prej 0.041% të cilën do ta paguajnë kompanitë e licencuar nga të hyrat e përgjithshme të realizuara në vitin paraprak.  

Në arsyetimin e tij për Propozim-Vendimin për përcaktimin e përqindjes së përfshirjes së të hyrave të përgjithshme vjetore të bartësve të licencave për ushtrimin e veprimtarisë energjetike për financimin e punës së Komisionit Rregullator për Energjetike të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012. Dimitar Petrov propozoi që shuma e përqindjes së përcaktuar të përfshirjes, në pikën 1, në vend që të jetë 0.042%, të jetë 0.041%.

Mendimet, sugjerimet, vërejtjet e dhënë dhe pyetjet e parashtruara të përfshirë në Raportin për Propozim-planin financiar i referohen edhe Propozim-Vendimit, të cilat, për shkak të njëjtësisë së zgjidhjeve të propozuara, u shqyrtuan bashkërisht.

Në debatin mori pjesë kryetari i Komisionit për Çështje Ekonomike, Ljubisav Ivanov - Xingo; anëtarët: z. Nikollçe Aceski dhe z. Marjanço Nikollov; zëvendësanëtari z.  Izet Zeqiri dhe kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, z. Dimitar Petrov. 

Pas përfundimit të debatit, Komisioni për Çështje Ekonomike, me shumicë votash, konkludoi t'i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta miratojë Konkluzionin në vijim:

  1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe miratoi Planin financiar të Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012 dhe këtë komision e obligon që në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të dërgojë plan të korrigjuar financiar të përshtatur me pjesën e të hyrave dhe shpenzimeve, në pajtim me debatin në mbledhjen e Komisionit; 
  2. Ky konkluzion, bashkë me raportin e Komisionit për Çështje Ekonomike të dorëzohet te Komisioni Rregullator për Energjetikë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe te Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Komisioni për Çështje Ekonomike, me shumicë votash, konkludoi t'i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë dhe ta miratojë Vendimin për përcaktimin e përqindjes të përfshirjes të të hyrave vjetore të përgjithshme të bartësve të licencave për ushtrimin e veprimtarisë energjetike për financimin e punës së Komisionit Rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, bashkë me ndryshimin e propozuar.

Click