Aktivitetet



E enjte, 6 shtator 2012

MBLEDHJA E TETËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e 18-të të mbajtur dje, si trup punues amë, në lexim të parë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi veterinare.

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësinë e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe z. Dejan Runtevski, drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.

Zëvendësministri Konjanovski e theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligj.

Në diskutim për Propozim-ligjin mori pjesë deputeti Pançe Orcev dhe z. Dejan Runtevski.

Në fund, Komisioni unanimisht e miratoi Konkluzionin si vijon:

  • Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi veterinare - leximi I, nga pikëpamja e nevojës për miratim të ligjit, parimet mbi të cilat duhet të bazohet ligji, marrëdhëniet kryesore që rregullohen me ligj dhe mënyra në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, vlerësoi se Propozim-ligji pranohet dhe duhet të jepet në lexim të mëtejshëm.

   

Click