Aktivitetet



E hënë, 29 tetor 2012 

MBLEDHJA E TETËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e tetëmbëdhjetë të mbajtur më 22 tetor të vitit 2012 si trup punues amë shqyrtoi:

  1. Propozim-plan financiar të Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013;
  2. Propozim-vendim për përcaktimin e përqindjes së përfshirjes nga të hyrat e përgjithshme vjetore të bartësve të licencave për ushtrimin e veprimtarisë energjetike për financimin e punës së Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013.

Në cilësi të përfaqësuesit të propozuesit, në mbledhjen ishte i pranishëm z.Dimitar Petrov, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë.

Në debatin morën pjesë anëtarët e Komisionit për Çështje Ekonomike: z. Nikollçe Acevski, z.Mile Andonov, z.Marjanço Nikollov dhe z.Stojko Paunovski.

Në arsyetimin e Propozim-planit financiar, z.Dimitar Petrov theksoi se ky propozim-plan është përpiluar në pajtim me Ligjin për energjetikë, neni 34 paragrafi (2) dhe duhet t'i përfshijë të gjitha shpenzimet, përkatësisht shpenzimet e komisionit, përfshirë rrogat e anëtarëve dhe të punësuarve dhe rrogat e Komisionit të shkallës së dytë.

Në bazë të debatit, Komisioni për Çështje Ekonomike me shumicë votash e miratoi Konkluzionin në vijim:

  1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe miratoi Planin financiar për vitin 2013 të Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë; 
  2. Ky konkluzion së bashku me raportin e Komisionit për Çështje Ekonomike, të dorëzohet te Komisioni Rregullator për Energjetikë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe te Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, në arsyetimin për Propozim-vendimin, propozoi që shuma e përqindjes së përcaktuar të përfshirjes të jetë 0.037%.

Në bazë të debatit, Komisioni për Çështje Ekonomike konkludoi njëzëri që t'i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë dhe miratojë Vendimin për përcaktimin e përqindjes së përfshirjes nga të hyrat e përgjithshme vjetore të bartësve të Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013.

Click