Aktivitetet



E mërkurë, 2 maj 2012

MBLEDHJA E TETËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e tetëmbëdhjetë, të mbajtur më 26 prill 2012, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për shfuqizimin e Ligjit për Entin republikan për avancimin e ekonomisë familjare me procedurë të shkurtuar.

Nevojën për miratimin e Propozim-ligjit e arsyetoi përfaqësuesi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, z.  Ibrahim Ibrahimi. 

Në bazë të nenit 142 të Rregullores së punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale konstatoi njëzëri se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë, përkatësisht në lexim të dytë.


 

Click