Aktivitetet



E enjte, 14 qershor 2012

MBLEDHJA E TREMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 13-të, si trup punues amë në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore.

Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, i cili theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin. 

Në diskutimin për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët: z.Goran Sugarevski, z.  Pançe Orcev, znj.Lençe Nikollovska, z.Vasko Pashovski dhe z.Borçe Stavrov. 

Në fund, Komisioni njëzëri e miratoi Konkluzionin në vijim:

  • Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore (lexim i parë), në aspekt të nevojës për miratimin e ligjit, parimeve mbi të cilat duhet të bazohet ligji, marrëdhënieve themelore që rregullohen me ligjin dhe mënyrës në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtejmë. 
Click