Aktivitetet



E premte, 11 maj 2012

MBLEDHJA E TREMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e trembëdhjetë, të mbajtur më 9 maj 2012, si trup punues amë në lexim të parë shqyrtoi:

1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardizim; 
2. Propozim-ligjin për zona zhvillimore turistike.

Propozim-ligjin e arsyetoi përfaqësuesja e propozuesit, zëvendësministrja e Ekonomisë, znj. Katerina Kosteska. 

- Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardizim, u theksua se me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për standardizim do të bëhet rregullimi dhe precizimi plotësues i pjesëve të veçanta të Ligjit që do të mundësojnë zbatueshmëri të tij më të lehtë, ndërsa Institutit për standardizim të Republikës së Maqedonisë do t'ia mundësojnë obligimin për realizimin e aplikimit për përmbushjen e të dy kushteve për anëtarësim të plotfuqishëm në Komitetin Evropian për Standardizim dhe Komitetin Evropian për Standardizim Elektroteknik. 

Ndryshimet dhe plotësimet të cilat me obligimet për harmonizimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian janë dhënë në nenin 4 të Ligjit për standardizim, ku definohen edhe dy dispozita të cilat janë kusht për notifikim, dhe atë Dispozita për procedurën për njoftim të Komisionit Evropian për miratimin e rregullave teknike dhe të paharmonizuara, specifikimeve dhe standardeve teknike dhe Dispozita për procedurat për notifikimin e standardeve dhe rregullave teknike dhe procedurave për vlerësim të përshtatshmërisë dhe masave sanitare dhe fitosanitare të cilat dalin nga obligimi i Institutit për standardizim në Organizatën tregtare ndërkombëtare, si dhe notifikimin e standardeve dhe dokumenteve standardizuese (CEN/CENELEC).    

Zëvendministri i Ekonomisë theksoi se ndryshimet tjera në masë të madhe janë të karakterit teknik. Në ndryshimet dhe plotësimet e propozuara ka harmonizime të caktuara me Ligjin për institucione, i cili u miratua në vitin 2005, si harmonizim terminologjik me terminologjinë e Bashkimit Evropian.

- Për Propozim-Ligjin për zona zhvillimore turistike u theksua se me të do të rregullohen përshtatshmëritë për investim në zonat zhvillimore turistike, kushtet, mënyra dhe procedura për themelimin e zonave të tilla, zhvillimin e tyre dhe punën e tyre, si dhe veprimtaritë të cilat kryhen dhe kushtet e veçanta për kryerjen e tyre. 

Zgjidhjet themelore që i ofron ky Ligj janë: formimi i zonave zhvillimore turistike në territorin e Republikës së Maqedonisë, menaxhimi i zonave nga ana e personave juridikë vendorë dhe të huaj, mundësia për dhënien e ndihmës shtetërore në formë të lehtësimeve dhe lirimeve tatimore në pajtim me Ligjin për ndihmë shtetërore dhe atë në formë të ndihmës shtetërore rajonale. 

Lidhur me mënyrën e tjetërsimit të tokës në kuadër të zonës, u theksua se kjo do të zgjidhet nëpërmjet ankandit publik nga ana e Agjencisë për promovimin dhe përkrahjen e turizmit në Republikës së Maqedonisë, ndërsa procedura është plotësisht harmonizuar me Ligjin për tjetërsim dhe Ligjin për ndërtim. 

Në Ligjin definohet edhe mbikëqyrja për punën e këtyre zonave e cila do të kryhet nga ana e Agjencisë për promovimin dhe përkrahjen e turizmit në Republikën e Maqedonisë. 

Zëvendësministrja e Ekonomisë theksoi se deri tani janë definuar tetë zona zhvillimore dhe në një të ardhme të afërt me investues vendor dhe të huaj do të vazhdohet me themelimin e këtyre zonave, me qëllim që në Republikën e Maqedonisë të ketë zhvillim të përshpejtuar në sferën e turizmit, si dhe përshpejtim të zhvillimit ekonomik.

Komisioni për Çështje Ekonomike njëzëri konkludoi se të dy Propozim-ligjet janë të pranueshëm dhe se duhet të jepen në lexim të mëtejmë.  

Click